1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përmbytjet me pasoja më të rënda se cunami

Vlerësimi i Kombeve të Bashkuara për katastrofën e përmbytjes në Pakistan po bëhet gjithnjë e më shumë dramatik.

Përmbytjet me pasoja më të rënda se cunami

Përmbytjet me pasoja më të rënda se cunami

Kjo katastrofë është më e tmerrshme se tërmeti në vitin 2005 në Pakistan, u shpreh Mauricio Giuliano, zëdhënësi i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare.

Giuliano: "Përmasat e katastrofës janë të jashtëzakonshme, shifrat për shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të prekur janë shumë më të larta se ato të tërmetit në Haiti, vitin e shkuar, se sa cunami në vitin 2004 dhe tërmeti në vitin 2005 në Pakistan. Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë aq përmasën e shkatërrimit, sepse kanë vdekur shumë më pak njerëz, por në kuptimin e ndihmës humanitare, kjo katastrofë është shumë më e tmerrshme."

Deri më tani janë prekur 13,8 milionë vetë nga katastrofa e përmbytjes në Pakistan.

Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari është kthyer nga një udhëtim jashtë vendit në Pakistan dhe do të vizitojë zonat e prekura nga katastrofa. Këtë e bënë të ditur përfaqësues qeveritarë në Islamabad. Zardari u vu në shënjestër të kritikave, pasi megjithë përmbytjet më të rënda në Pakistanm që prej 80 vitesh, ai kishte vazhduar vizitën e tij në Britaninë e Madhe dhe Francë. Të prekurit akuzojnë presidentin se i ka lënë në baltë.

(LA/aca)

DW.COM

  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogdq
  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogdq