1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përmbytjet e lumit Elbë shënojnë rekorde të reja

Përmbytja ka arritur qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburgun, me nivele uji më të larta se "përmbytja e shekullit" e vitit 2002. Më shumë se 3.000 vetë janë larguar ndërkohë nga shtëpitë e tyre në strehime emergjence.

Në një kohë kur masat e mëdha të ujit të përmbytjes po zhvendosen edhe më tej drejt veriut, në fundjavë në Saksoni Anhalt dhe në Brandenburg njerëzit luftuan në shumë vende përgjatë lumit Elbë kundër përmbytjes. Në Magdeburg, sipas autoriteteve rreth 23.500 vetëve iu kërkua të largohen nga shtëpitë, pasi niveli i lumit Elbe arriti të dielën kuotën më të lartë të 7,50 metrave. Në rastin e përmbytjes së vitit 2002, niveli rekord ishte 6,72 metra, vlera normale është më pak se dy metra.

Magdeburgu pret nivel rekord uji

Gjendja në Magdeburg ishte veçanërisht kritike, sepse në bazë të Qendrë së Mbikqyrjes së Përmbytjes, niveli i lartë i ujit u shtri në një sipërfaqe prej rreth 40 kilometrash. Kjo shtrirje e gjerë e nivelit të lartë të ujit është më e larta e regjistruar ndonjëherë në Gjermani. Digat pjesërisht të dobësuara u rënduan në këtë mënyrë edhe më tej për disa ditë me radhë.

Ushtria ndihmon në zonat e përmbytjes

Ushtria ndihmon në zonat e përmbytjes

Të dielën nisi evakuimi i rreth 15.000 banorëve, të zonave në lindje të Elbës. "Këtu bëhet fjalë thjesht për një masë sigurie", bëri të ditur drejtuesi i shtabit të katastrofës, Holger Platz.

Presidenti i Gjermanisë viziton Saksoninë

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck udhëtoi të dielën në pjesë të landeve të Saksonisë dhe të Saksoni-Anhaltit, që janë prekur nga përmbytjet. Në këto dy lande, 8.000 ushtarë nga forcat e armatosura gjermane janë angazhuar për të dhënë ndihmë në luftën kundër masave të ujit. Ushtarë janë vendosur gjithashtu edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë, për të ndihmuar në masat e evakuimit si dhe për vendosjen e thasëve me rërë.

Presidenti Gauck viziton zonat e përmbytjes

Presidenti Gauck viziton zonat e përmbytjes

Numri i së dielës i gazetës Leipzige Volkszeitung publikoi një shkrim, i cili citonte burimet qeveritare, me informacionin se këtë javë qeveria do të mbajë një takim krize për përmbytjen. Në të do të diskutohet se si do të ndahen midis federatës dhe landeve shpenzimet e përmbytjes.

Gerde Hasselfeldt, një deputet i Bashkimit Kristiansocial (CSU) nga Bavaria i tha gazetës se për shkak të shumave të mëdha të parave të vëna në dispozicion, disa plane të qeverisë mund të shtyhen përkohësisht.

Sipas vlerësimeve paraprake, shpenzimet kombëtare për përmbytjen e këtij viti mund t'i kalojnë ato të përmbytjes së vitit 2002, që ishin 11 miliardë euro.

Autor: Auron Dodi (dpa, epd, afp)

Redaktoi: Angjelina Verbica