1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përmbyllen me sukses bisedimet ndërqeveritare Kosovë-Gjermani

Qeveria gjermane dhe qeveria e Kosovës nënshkruan ne Prishtine me 25.09 një Protokoll bashkëpunimi për vitin 2014 i cili rezulton me një përkrahje financiare për Kosovën në shumën prej 29.5 milion euro.

Qeveria gjermane mbështet shtetin e Kosovës në rrugën drejt afrimit me Bashkimin Evropian. Pikërëndesat e bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës mbeten ekonomia, punësimi, qeverisja e mirë, furnizimi me energji dhe ujë si dhe arsimi. Kështu thuhet në një njoftim për media e lëshuar nga ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, pas një takimi që u zhvillua më dyer të mbyllura ndërmjet një delegacioni nga qeveria gjermane dhe përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës. Bisedimet ndërqeveritare të Gjermanisë dhe Kosovës mbahen njëherë në vit dhe edhe kësaj radhe u nënshkrua edhe Protokolli për bashkëpunim dhe zhvillim për vitin 2014 ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Gjermanisë.

Anet Zidele nga delegacioni i qeverisë gjermane nënshkruese e protokollit tha se "fondet e gjermanisë për Kosovën kanë për qëllim përafrimin e Kosovës me BE-në". "Fillimisht kemi punuar në rindërtimin e vendit tuaj. Natyrisht tani programet tona do të jenë në drejtim të përafrimit të vendit tuaj me BE-në”, tha Anet Zidele. “Kosova ka një papunësi prej rreth 40 për qind. Për të avancuar zhvillimin ekonomik, Kosova ka nevojë për një ekonomi private inovative. Për këtë arsye Gjermania e mbështet Kosovën në zhvillimin e hallkave të shtimit të vlerës në sektorë të veçantë, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës”, thuhet në komunikatën e ambasadës gjermane në Prishtinë.

Dr. Peter-Christof Blomeyer, deutscher Botschafter in der Demokratischen Republik Kongo

Dr. Peter-Christof Blomeyer, ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, siguroi institucionet e Kosovës se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me fonde dhe investime të cilat do të shtrihen edhe në veri të Kosovës. “E kemi për detyrë të integrojmë qytetarët e veriut në jetën e tyre në Kosovë. Ne e kuptojmë që njerëzit atje janë të brengosur kur vjen puna te ndryshimi i jetës së tyre apo jetës, siç ata e njohin deri më tani. Por është e rëndësishme që të sinjalizojmë se ndihma që ne japim për Kosovën është për gjithë qytetarë e Kosovës. Kur në veri të ketë struktura legjitime, atëherë ne do të aktivizohemi edhe në veri”, tha Peter Blomeyer. Gjermania është donatori me i madh në Kosovë pas SHBA-së. Që nga viti 1999, shteti gjerman ka ndihmuar Kosovën me rreth 420 milionë euro.