1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Përmbledhje lajmesh nga sporti

Mönchengladbach dhe Freiburg të suksesshëm - Franca fiton kampionatit botëror të hendbollit

default

VfB Stuttgart - SC Freiburg, (30.01.11)

Në ndeshjet e vlefshme për kampionatin gjerman të dielën u shënuan këto rezultate: Frankfurt - Mönchengladbach 0:1 dhe Stuttgart - Freiburg gjithashtu 0:1.

Me suksesin e shumëpritur në fushën e kundërshtarit, të cilit ia ka frikën (Frankfurtit), Borusia Mönchengladbach bëri një hap të madh përpara në luftën kundër rënies nga kategoria. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Igor de Camargo.

Pas humbjes së parë në 17 vjet në duelin baden-vyrtembergas Shtutgarti gjendet në një pozitë të vështirë në fundin e renditjes. Kjo ishte humbja e parë për Shtutgartin nën drejtimin e trajnerit të saj të ri Bruno Labbadia. Autori i golit për Freiburgun ishte Johannes Flum.

Shorti për gjysmëfinalet për kupën e Gjermanisë

Të dielën u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e vlefshme për kupën e Gjermanisë. Mbajtësi i titullit Mynihu do të ndeshet me Shalken. Në gjysmëfinalen e dytë ndeshen ekipet e kategorisë së dytë Duisburg dhe Cottbus. Ndeshjet zhvillohen përkatësisht në 1 dhe 2 mars.

Franca kampione bote në hendboll

Handball Weltmeisterschaft Finale Nikola Karabatic Frankreich Flash-Galerie

Didier Dinart (L) dhe Nikola Karabatic

Franca është për herë të katërt kampione bote në hendboll. Ekipi francez triumfoi në finalen me Danimarkën 37:35 në kohën shtesë.

dw/dpa

  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/107uO
  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/107uO