1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Përmbledhje e ndeshjeve të kupës UEFA

Në gjysmëfinale të kupës UEFA do të ketë dy çifte, një gjerman dhe një ukrainas. Verder Bremeni eliminoi edhe një tjetër ekip italian.

Bremen kundër Udinese- 3:3

Verder Bremeni eliminoi edhe një tjetër ekip italian. Bremen kundër Udinese- 3:3

Për një kohë të gjatë u duk sikur ylli i Bremenit, Diego, nuk do të mund të luante, ai vuante nga një mpirje muskuli në kofshë. "Në mesditë e mbajtëm në krah për ta nxjerrë nga avioni dhe për ta hipur në autobus dhe nga autobusi e çuam në krevat dhe prej andej për drektë. Sonte do ta vëmë menjëherë në shtrat."

Bëri shaka trajneri para ndeshjes. Atë e nevrikoste zhurma e shkaktuar për yllin e ekipit. Si edhe në ndeshjen e vajtjes organizatori brazilian shënoi edhe në ndeshjes çerekfinale të kthimit të kupës UEFA, dy herë kundër Udinese Calcio-s. Në fund rezultati qe 3:3. Ky i mjaftoi Bremenit pas fitores 3:1 në ndeshjen e vajtjes. Italianët filluan mirë duke kaluar në epërsi. Më pas u zhvillua një lojë mjaft e hapur, herë me sulme në njërën anë, e herë mbi portën tjetër. Të dyja skuadrat luajtën me gjallëri në sulm dhe vazhdimisht u paraqitën dobët në mbrojtje. Në mesfushë kishte shumë hapësirë të zbrazët, një tmerr për çdo trajner, por interesante për çdo tifoz.

Pas pothuajse një gjysmë ore, erdhi barazimi i papritur. Diego shënoi një gol të bukur. Por gëzimi në fytyrat e lojtarëve të Bremenit nuk zgjati shumë. Vetëm dy minuta më vonë u kundërpërgjigjën mikpritësit, 2:1 për Udinese-n. Pak para pushimit të pjesës së parë gjendja u bë edhe më e keqe për Bremenin. Sulmuesi i lëvizshëm i Udine-s, Fabio Quagliarella, i cili ishte vazhdimisht i rrezikshëm, shënoi golin e vet të dytë. Në këtë mënyrë pas pjesës së parë rezuiltati ishte 3:1, kjo edhe ngaqë Werder-i nuk shfrytëzoi rastet e tij.

Pas ndërrimit të fushave Bremeni u duk më konsekuent. Pas një ore Hugo Almeida goditi traversën, topi u kthye në lojë. Diego ishte në vendin e duhur dhe shënoi me kokë, 2:3. Madje Diego ndihej aq i sigurt saqë në minutën e 72-të gjuajti një njëmbëdhjetëmetërsh të shkaktuar kundër tij, por nuk shënoi. Megjithatë dëmi nuk ishte i madh, pasi goditjen e mëpasme nga këndi e shfrytëzoi për të shënuar 3:3-in Claudio Pizarro.

Edhe Hamburgu ia doli ta mbronte epërsinë 3:1 nga ndeshja e vajtjes. Pas një ndeshjeje vërtet dramatike Hamburgu humbi 2:1 në fushën e Manchester City-t. Humbja me rezultat të ngushtë u mjaftoi hamburgasve për të mbërritur përsëri pas 26 vjetësh në gjysmëfinalen e kupës së Evropës. "Tani Manchester City, i cili kishte paratë për të na blerë lojtarë me vlerë 30 milionë euro. Ne kualifikohemi, futbolli ka kaq histori të bukura."

Megjithëse do t'i ketë ngrirë zemra disa herë gjatë lojës, trajneri i Hamburgut Martin Jol ishte i kënaqur.

Si në gjysmëfinalen e kupës së Gjermanisë edhe në gjysmëfinalen e kupës UEFA kundërshtari i Hamburgut është Bremeni. Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales luajnë kundër njëri-tjetrit dy ekipe ukrainase, Dinamo e Kievit dhe Shahtjor Doneck. Këta eliminuan Paris St. Germain-in, respektivisht Olimpikun e Marsejës.

Autor: Benjamin Wüst / Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 17.04.2009
  • Fjalët kyç Fußball
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZ0h
  • Data 17.04.2009
  • Fjalët kyç Fußball
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZ0h