1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Përmbajtja e programit dhe redaksia

DW - dritare informimi nga qendra e Europës - Informim i paanshëm dhe gjithëpërfshirës me fokus tek Gjermania, Europa, Ballkani dhe bota. Gazetarët nga Boni dhe korrespondentët në Ballkan raportojnë nga dora e parë.

Programi: Deutsche Welle është institucion publik mediatik gjerman për botën e jashtme, që ofron një përmbajtje multimediale në 30 gjuhë. Në fokus janë zhvillimet në Gjermani, në Evropë dhe në botë, për të cilat raportohet në mënyrë të paanshme dhe gjithëpërfshirëse. Programi shqip i Deutsche Welle-s i filloi transmetimet në radio më 1 qershor 1992. Sot Deutsche Welle në shqip ofron një përmbajtje të pasur informative në internet, e cila aktualizohet çdo ditë, në një proces ristrukturimi të pandërprerë. DW shqip transmeton përmes partnerëve në rajon edhe edicionin e përjavshëm televiziv "Europa Sot". Ky edicion transmetohet nga televizionet partnere në Rajon: News 24, RTK, MRT dhe TV-Spektri.

Redaksia shqip e DW-së përbëhet nga një ekip gazetarësh me përvojë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Redaktorë në qendrën e DW-së në Bon janë: Angjelina Verbica, Auron Dodi, Bahri Cani, Lindita Arapi, Pandeli Pani, Vilma Filaj-Ballvora.

Zhvillimet në rajonin e Ballkanit në fokusin e DW

Raportimi nga terreni përbën një nga pikërëndesat e ofertës së DW në shqip. Për këtë kujdesen korrespondentët në Ballkan - në Shqipëri: Ani Ruci, Arben Muka, në Kosovë Bekim Shehu, në Maqedoni Fatos Musliu.

Kontakt:

Deutsche Welle
Albanische Redaktion
Kurt-Schumacher-Str. 3
D -53110 Bonn
Deutschland

E-mail: shqip@dw.de

http://www.dw.de/albanian