1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përleshje të dhunshme në Beirut

Në ceremoninë e përmortshme për shefin e shërbimit të fshehtë libanez demonstruesit u përpoqën të sulmojnë rezidencën qeveritare. Opozita shpalli "ditë të zemërimit" dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë.

Protestuar libanez në Sheshin e Martirëve

Protestuar libanez në Sheshin e Martirëve

Forcat e sigurisë shtijnë me gaz lotsjellës kundër demonstruesve; ata përgjigjen me gurë dhe shufra metali...Një ceremoni e përmortshme kthehet në një demonstratë të madhe; demonstrata e madhe në një marsh të dhunshëm proteste drejt rezidencës qeveritare, pasi për këtë bënë thirrje politikanë opozitarë...

Trazirat nisën në ceremoninë e përmortshme për shefin e shërbimit të fshehtë të Libanit, Wissam al-Hassan.

Hassani u vra të premten e shkuar me një atentat me lëndë shpërthyese; shumë të tjerë u vranë dhe u plagosën. Përgjegjësinë për atentatin nuk e ka marrë askush. Por shumë libanezë besojnë se nxitësi i atentatit ndodhet në Sirinë fqinje.

Një dyshim që duket afër mendsh: shefi i shërbimit të fshehtë kishte drejtuar hetimet kundër një ish-ministri libanez të informacionit, i cili konsiderohet njëri nga aleatët më të ngushtë të regjimit sirian. Ministrin e arrestuan para një muaji e gjysmë - për shkak të planifikimit të atentateve terroriste. Veç kësaj, Hassani ishte një njeri i besuar i Rafik Haririt, atij ish-kryeministri libanez, të cilin e vranë më 2005 në një atentat dhe në krah të të cilit u dërgua në banesën e fundit shefi i shërbimit të fshehtë.

Përleshje në Beirut

Përleshje në Beirut

Paralele me vrasjen e Haririt

Emri i Rafik Haririt u përmend në ceremonitë e përmortshme krahas atij të shefit të shërbimit të fshehtë, sepse në të dyja rastet përgjegjësinë për atentatin e shohin tek regjimi i Damaskut. Vrasja shtatë vite më parë e ndryshoi rrënjësisht raportin midis Sirisë dhe Libanit; ajo që deri atëherë quhej fuqi mbrojtëse Siri u detyrua që pas shumë dekadash të tërhiqte ushtarët nga Libani, aq të mëdha qenë protestat kundër Bashar al Assadit. Por shërbimet e fshehta e vazhduan aktivitetin e tyre në Liban. Ja çfarë u kujton libanezëve vrasja e shefit të shërbimit të fshehtë, Wissam al Hassan. Një grua shprehet:

"Sot ne shprehim hidhërimin dhe dhimbjen tonë për vrasjen e Wissam al-Hassanit, për vendin tonë dhe për Rafik Haririn. Ne i kërkojmë kryeministrit Najib Mikati që më mirë të japë sot se nesër dorëheqjen. Ne i kërkojmë Mikatit të largohet!"

Kryeministri Najib Mikat thuhet se e ka ofruar dorëheqjen, megjithatë, kështu bëhet e ditur, presidenti i Libanit e kishte refuzuar dorëheqjen. Kundër Mikatit është drejtuar zemërimi i kampit anti-Assad në Liban. Sepse: Mikati u kurorëzua kryeministër nga hizbollatë në Liban; nga forca politike më e fuqishme në kampin Pro-Assad të Libanit, e cila lufton në mënyrë aktive në anën e regjimit sirian.