1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përkujtohet tmerri - Dita kushtuar Holokaustit në Izrael

Në ditën përkujtimore të holokaustit, Izraeli ka përkujtuar gjashtë milionë hebrejtë e vrarë nga nazistët. Në mbarë vendin në orën dhjetë nisin të bien sirenat, ndërsa njerëzit në rrugë ndaluan për dy minuta.

Mbi emrat e hebrejve të zhdukur - Dita kushtuar Holokaustit në Izrael.

Në ditën përkujtimore të holokaustit, Izraeli ka përkujtuar gjashtë milionë hebrejtë e vrarë nga nazistët. Në mbarë vendin në orën dhjetë nisin të bien sirenat, ndërsa njerëzit në rrugë ndaluan për dy minuta.

Ora është dhjetë paradite me orën lokale – në mbarë vendin bien sirenat, njerëzit zbresin nga makinat e tyre, kalimtarët ndalojnë në rrugë, në shkolla dhe zyra ngrihen si të vegjëlit ashtu edhe të mëdhenjtë. Për dy minuta i gjithë Izraeli u pezullua krejtësisht dhe përkujtoi gjashtë milionë hebrejtë e vrarë nga nazistët.

Në qendrën përkujtimore të Holokaustit Yad Vashem, presidenti Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu, vunë paradite kurora për nder të viktimave. Pak më vonë e gjithë udhëheqja politike e Izraelit, u mblodh në Knesset për ceremonë zyrtare të parlamentit, e cila këtë vit iu kushtua kujtimit të fëmijëve të vrarë.

Ushtarë izraelitë duke mbajtur flamuj në ceremoninë në përkujtim të Holokaustit në Ashkelon, 21 prill, 2009.

Ushtarë izraelitë duke mbajtur flamuj në ceremoninë në përkujtim të Holokaustit në Ashkelon, 21 prill, 2009.

Njëri pas tjetrit politikanët kryesore të Izraelit lexuan emrat e anëtarëve të familjeve të tyre, të vrarë gjatë Holokaustit. Presidenti Shimon Peres, i cili lindi në vitin 1923 në Poloni dhe që më vonë në moshën nëntëvjeçare, mundi të arratiset me prindërit e tij në Palestinë, në atë kohë ishte zonë e kontrolluar nga britanikët, kujtoi të afërmit e mbetur në Poloni, të cilët në verën e vitit 1942 u vranë në një sinagogë nga nazistët në mënyrë mizore. „Në kujtim të familjes sime, familjes Meltzer, familjes Persky, të cilët së bashku me 2060 pjesëtarët e bashkësisë u vranë në Vishnieva, në gusht 1942 nga nazistët dhe ndihmësit e tyre lokalë. Ata i grumbulluan banorët e getos në sinagogë, e cila ishte e ndërtuar me dru, dhe i vunë asaj zjarrin."

Qendra përkujtimore e Holokaustit, Yad Vashem.

Në qendrën përkujtimore të Holokaustit Yad Vashem, presidenti Shimon Peres dhe kryeministri Benjamin Netanjahu vunë paradite kurora për nder të viktimave.

Mbi ditën e sivjetshme përkujtimore bie hija e fjalimit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, në Gjenevë. Gazetat e Izraelit njoftonin hollësisht për të, në faqet e para. Duke patur parasysh largimin e shumë të deleguarve gjatë fjalimit të Ahmedinexhadit, mediat i vlerësuan protestat si sukses, sepse presidenti iranian është „mundur“, siç thuhej në kryetitullin e gazetës më të madhe „Ma'ariv“. Si kryeministri Netanjahu, ashtu edhe presidenti Peres e cilësuan që mbrëmë "turp", fjalimin e Ahmadinexhadit në Gjenevë, sepse presidenti iranian mohon Holokaustin dhe propagandon shkatërrimin e Izraelit. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit Ashkenazi tha, duke iu referuar Iranit, se forcat ushtarake izraelite janë në gjendje, të qëllojnë edhe "armikun në distancën më të largët".

Autor: Klemens Verenkotte / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HbNm
  • Data 21.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HbNm