1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përkujtimet në Auzhvic pa Putinin

Kriza e Ukrainës hedh hije mbi ceremoninë përkujtimore për çlirimin e kampit të Auzhvicit nga trupat sovjetike para 70 vitesh. Aty do të mungojë një person i njohur: Vladimir Putini. Një skandal?

Häftlinge im Konzentrationslager Auschwitz

Pas seleksionimit drejt krematoriumit - ky ishte Auzhvici

Viktimat dhe jo politikanët duhet të jenë në qendër të vëmendjes, për këtë arsye nuk u janë dërguar ftesa zyrtare krerëve të shteteve dhe qeverive për të marrë pjesë në festimet përkujtimore të martën (27.01). Kështu është shprehur Muzeumi i Auzhvic-Birkenau në Poloni. Kush dëshiron të marrë pjesë, është i mirëseardhur! Por kjo dëshirë po kthehet në të kundërtën e saj: Në opinionin publik është diskutuar më shumë për mungesën e një njeriu të rëndësishëm të politikës në Auzhvic se sa për të mbijetuarit e fundit të kampit të përqendrimit Auzhvic.

As në Auzhvic dhe as në Pragë

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk vjen në Auzhvic. Zëdhënësi i tij është shprehur se “nuk ka pasur ftesë personale për këtë”. Ai nuk u shpreh nëse Putin e ka pritur një ftesë të tillë. Edhe në Pragë Putini nuk ka për të shkuar, ka bërë të ditur televizioni çek. Në Forumin Botëror të Holokaustit në 26 dhe 27 janar aty do të përkujtohen viktimat e nacionalsocializmit. Por ndryshe nga muzeumi i Auzhvicit, presidenti çek, Milos Zeman e ka ftuar homologun rus.

Polen Jahrestag Konzentrationslager Auschwitz Wladimir Putin

Putini mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në vitin 2005

Si shtet pasues i Bashkimit Sovjetik, Rusia pretendon të marrë rolin kryesor në fitoren kundër Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria e Kuqe çliroi Auzhvic-Birkenaun para 70 vitesh, më 27 janar 1945. Më shumë se një milionë vetë, para së gjithash hebrenj kanë lënë jetën aty.

Tensionim i ri për shkak të Ukrainës

Më parë presidentët rusë kanë udhëtuar çdo vit në Auzhvic. Në festimet e 60 vjetorit të Auzhvicit, Putini ishte aty. Por që në vitin 2005 në ceremoninë përkujtimore hodhi hije konflikti në Ukrainë. Tek të ftuarit ishte presidenti i sapozgjedhur Viktor Jushçenko, rezultat i “Revolucionit të Portokalltë”. Rusia akuzon për këtë perëndimin se ka lëvizur fijet në prapaskenë.

Kësaj radhe në Auzhvic vjen presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, dhe kriza e Ukrainës i tejkalon jashtë çdo përfytyrimi ngjarjet e atëhershme. Rusia akuzon perëndimin se në dimrin e vitti 2014 ka mbështetur rrëzimin me dhunë të presidentit ukrainas Viktor Janukoviç. Ndërsa qeveritë perëndimore akuzojnë Moskën për aneksim të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetje ushtarake për separatistët prorusë. Të dyja palët kanë vënë sanksione.

Konfrontim me Poloninë

Kriza e Ukrainës rrezaton edhe në vendet fqinjë. Polonia ndjehet veçanërisht e kërcënuar. Pas vitit 1945 ky vend ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot anëtare e Bashkimit Europian, NATO - megjithatë frika nga një fqinj i fortë si Rusia është ende e madhe. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Varshavës janë ftohur dukshëm nga kriza e Ukrainës. Për arsye formale Polonia i mohoi të drejtat e fluturimit në gusht 2014 ministrit rus të Mbrojtjes.

Deutsch-Polnisches Forum 2014

Ushtarët ukrainas çliruan Auzhvicin: Deklaratat e ministrit të Jashtëm polak Schetyna përplasin Varshavën me Moskën

Ndërsa pak ditë para ditës përkujtimore të Holokaustit, kanë shkaktuar reagime të ashpra nga Moska, deklaratat e ministrit të jashtëm polak. Grzegorz Shetyna është shprehur në një intervistë se kanë qenë ushtarët ukrainas ata që e kanë çliruar Auzhvicin. Mediat ruse kanë shkumëzuar nga zemërimi. Politikanët e Moskës e kanë akuzuar Poloninë për „fallsifikim të historisë“ dhe „cinizëm“. Edhë fakti që Putini nuk do të shkojë në Auzhvic ndesh në reagime të ashpra në Rusi.

Publicisti i afërt me Kremlinin, Maxim Shevtshenko akuzoi Poloninë për „snobizëm të shëmtuar“. Ndërsa politikani opozitar rus Boris Nemzov bër fjalë për një „gabim të madh“ të Polonisë. Në blogun e tij ai shkroi se „mungesa e Putinit perceptohet si një humbje absolute e respektit kundrejt përkujtimit të të burgosurve të vdekur dhe çliruesve të tyre“. Megjithatë nuk pritet ndonjë incident diplomatik gjatë përkujtimeve të Auzhvicit. Rusia dërgon aty, Sergej Ivanovin drejtuesin e zyrës presidenciale.

Asnjë takim me Poroshenkon në Auzhvic

Ekspertët gjermanë për lindjen nuk janë të një mendimi në gjykimin e këtij rasti. Eksperti i politikës Gerhard Simon nga Universiteti i Kölnit, thotë se nuk është aspak skandal që Putini nuk ftohet zyrtarisht. “Ai mund të shkonte nëse donte”. Sipas Simon, Putini nuk shkon edhe për “të mos treguar se sa i izoluar është”. „Me sa duket përvoja e Brisbanes në Australi nuk është fshirë nga kujtesa“. Në samitin e G20-s në Australi krerët e shteteve perëndimore i kthyen kurrizin Putinit për shkak të politikës ruse në Ukrainë. Putini u largua para kohe nga samiti.

Ndërsa Carmen Scheide, historiane nga Universiteti St. Gallen në Zvicër e cilëson të gabuar që Putini nuk është ftuar personalisht në Auzhvic. „Ky është gabim, ai duhet të ishte aty“, thotë Scheide në intervistë me DW. Megjithë diferencat për Ukrainën, Putini duhej ftuar “për të treguar- ne kemi një të shkuar të përbashkët, që nuk mund të shpërbëhet.”

Edhe prezenca e presidentit ukrainas Petro Poroshenko në Auzhvic mund të përdorej në këtë rast. Së fundmi një takim i mundshëm në Kazakistan, ku do të merrte pjesë si kancelarja Merkel ashtu edhe presidenti Hollande dështoi. Ndërkohë që politologu nga Kölni është skeptik. „Ka shumë shanse për të dy që të bisedojnë me njëri-tjetrin, për këtë nuk është nevoja të përdoret ceremonia përkujtimore e Auzhvicit.“