1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përkujdesje e mirë dhe nën mbikqyrje të fortë - Situata e refugjatëve nga Siria në Turqi

Numri i të arratisurve nga Siria për në Turqi po rritet dita ditës. Organizata ndihmëse Gjysmëhëna e Kuqe merr përsipër përkujdesin për refugjatët. Ndonëse trajtohen mirë, refugjatët nuk lejohen të largohen nga kampet

default

Rreth 12 000 refugjatë sirianë ka pranuar deri tani Turqia. Ato janë strehuar në pesë qyteza me çadra, në provincën Hatay në Jug të Turqisë, mes detit Mesdhe dhe kufirit me Sirinë. Qeveria në Ankara ka lëvruar fillimisht rreth 1,6 milionë euro.

Refugjatët janë të izoluar hermetikisht nga bota përreth. Ndonëse enti turk për mbrojtjen nga katastrofat deklaron, se tani gazetarët kanë akses në kampet e refugjatëve, Ministria e Jashtme që është përgjegjëse për situatën nuk pranon aksesin tek ta. Në kampe vijnë vetëm të afërmit e refugjatëve dhe furnitorët. Refugjatët nuk marrin vulën hyrëse në Turqi, ndaj ata nuk lejohen të dalin nga kampi.

Kampet zgjerohen dita ditës

Nga jashtë nuk mund të shohësh asgjë, veçse disa fëmijë kureshtarë, të cilët kacavirren përgjatë mbulesës që rrethon kampin. Djemtë në moshën 6 deri në 11 vjeç të lenë një përshtypje pozitive, ngrenë gishtat në shenjën e fitores dhe thonë se janë mirë. Të njëjtën gjë dëgjon edhe nga të afërmit e refugjatëve, që vizitojnë kampin.

NO FLASH Syrien Türkei Flüchtlinge Flüchtlingslager

Ndërtimin dhe përkujdesin për kampet e ka marrë përsipër Gjysmëhëna e Kuqe. Deri tani janë ngritur 2000 çadra, ka dhoma sanitare, refugjatëve u jepet ushqim tri herë në ditë, ka lavatriçe si dhe përkujdesje psikologjike dhe trajtim për fëmijet. Kampet zgjerohen dita ditës, për të pranuar refugjatë të rinj. Njerëzve në kampe nuk duhet t'u mungojë gjë, thotë presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe, Tekin Kyçykali, i cili i quan refugjatët mysafirët e tij: „Që njerëzit të mos mërziten dhe të merren me diçka ne u ofrojmë grave kurse për punë dore dhe u vemë makina qepëse në dispozicion, kjo duhet t'u ndihmojë atyre që të mendojnë për diçka tjetër. Për fëmijët shfaqen filma vizatimorë në arabisht.“

Për shërbimin mjekësor janë në gatishmëri dy pavione fushimi. Përveç kësaj nëpër spitale ndodhen rreth 50 të plagosur, 15 syresh me plagë të marra nga të shtënat. Edhe në spital refugjatët mbikqyren. Qeveria turke thotë, se do t'i mbrojë refugjatët nga shërbimi sirian i sigurimit. Faktikisht synohet edhe që të parandalohet, që sirianët të dalin në ilegalitet në Turqi.

Mirënjohje për Truqinë

Gjatë një inçizimi në fshehtësi dy të plagosur në spital në Antakya u thonë gazetarëve të radios gjermane ARD, atë çfarë kanë përjetuar në epiqendrën e rebelëve në Jisr al-Shughur: „Ishte një demonstratë përpara tri javësh: ne thirrëm Allahu është i madh dhe demokraci. Si rrjedhojë ndaj nesh u qëllua. Nuk ishin ushtarë sirianë me uniformë ushtarake, por njerëz të shërbimit sekret të Assad-it. Qeveria e Sirisë ndonëse gjithmonë thotë, se ajo nuk lejon të qëllohet ndaj njerëzve, por vetëm në ajër, kjo nuk është e vërtetë."

Syrien Flüchtlinge Türkei Saleh Aufstand

Burrat 31-vjeçarë kanë plagë nga plumbat, njëri në këmbë dhe tjetri në shpatull dhe në gju. Kushtet në klinikën universitare në Antakya janë të mira, thonë të plagosurit, që janë në pritje të operacionit. Ata i janë mirënjohës Turqisë. Por çfarë mendojnë vet turqit? Çfarë ndiejnë ata nga prania e 12 000 refugjatëve në vend? „Eshtë e tmerrshme ajo që po ndodh në Siri, madje po sulmohen edhe fëmijët. Ndaj jemi vërtetë të kënaqur, që ata janë tani tek ne. “

„S' ka asnjë problem, shteti ynë është i pasur. Edhe nëse ata do të jetojnë këtu për dhjetë vjet, shteti ynë do të kujdeset për ta. Qeveria jonë është e mirë, këtu askush nuk vdes urie.“

Autor: Christian Buttkereit / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM