1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përkrahje për Basescu-n në kongresin e PPE-së

Gjatë kongresit të saj dyditor Partia Popullore Evropiane po përcakton kursin e saj politik për dhjetëvjeçarin e ardhshëm. Udhëheqësit konservatorë evropianë i dhanë një përkrahje të qartë presidentit rumun Basesu.

Surpriza nuk pati në Kongresin e XXI të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bukuresht. Wilfried Martens u rizgjodh me shumicë dërrmuese si president i familjes më të madhe partiake në Parlamentin Evropian.

Ishin pritur edhe fjalimet e krerëve të pranishëm konservatorë të shteteve dhe të qeverive: Motoja e kongresit "Më shumë Evropë" kishte përcaktuar një vijë të qartë.

E megjithatë: Përveç përqafimit qartazi të një Evrope të fortë të gjithë pjesëmarrësit patën edhe një mesazh për mbështetjen e konservatorëve rumunë dhe të presidentit Traian Basescu. Ky i pati shpëtuar për pak në verë heqjes nga posti nëpërmjet shumicës social-liberale në parlament. Basescu si garant për reforma, si evropian përparimtar; ishte e dukshme që kreu i shtetit, në krizë në brenda vendit, e shijoi këtë inkurajim.

Konservatorët synojnë të rifitojnë besimin e zgjedhësve në Evropë


Mikpritësit rumun i bëri përshtypje para së gjithash fjalimi i kancelares gjermane. Ajo përshendeti fitoren e demokracisë në Rumani (një aludim i qartë për luftën për pushtet në Bukuresht dhe për dështimin e referendumit për heqjen e Basescu-t nga posti.

Në foto, Angela Merkel

Në foto, Angela Merkel

Mirëpo pastaj Angela Merkel-i kaloi shpejt te fusha më e rëndësishme e punës dhe lëvdoi programin platformën e re të Partisë Popullore Evropiane, me anë të së cilës konservatorët synojnë të rifitojnë besimin e zgjedhësve të tyre në Evropë. Ne duam një Evropë të suksesshme! - me këtë kancelarja theksoi përkrahjen e saj të fortë për rritje ekonomike, për ekonomi tregu sociale dhe për solidaritet.

Më shumë besim, më shumë stabilitet (në këtë pikë konservatorët evropianë janë të një mendjeje). Në një bisedë me Deutsche Welle-n ish-presidenti i Parlamentit Evropian dhe ish-kryeministër i i Polonisë, Jerzy Buzek, tha se me platformën e re kongresi i EPP-së në Bukuresht hapi mundësinë që me anë të thellimit të BE-së të nisë një debat mbarevropian.

Evropa si projekt paqeje

Në foto, Gunther Krichbaum

Në foto, Gunther Krichbaum

Gunther Krichbaum, deputet i Partisë Demokristiane Gjermane dhe kryetar i Komisionit për Evropën në Bundestag, theksoi kundrejt Deutsche Welle-s rëndësinë e rregullave të reja për huat dhe të kufijve të tyre për shtetet e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst ai përmendi propozimin e Ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble, i cili synon t'i japë Komisarit të Monedhës të drejtën e ndërhyrjes e kësisoj mundësinë për të vënë veton e tij në rast se shtetet sovrane i kapërcejnë këta kufij me buxhetin e tyre.

Por Krichbaum foli edhe për Evropën si projekt paqeje, i cili do të shpihet përpara edhe nëpërmjet fitimit të çmimit Nobel. Zgjerimet e tjera duhen bërë të mundura, tha ai: "Prej tyre lëshohen sinjale të mëtejshme të paqes", tha deputeti gjerman.

Gjatë punimeve të Kongresit të EPP-së e mori fjalën edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.