1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përkeqësohen raportet mes Serbisë dhe Republika Srpska

Raportet mes Beogradit dhe Banjallukës janë përkeqësuar me ardhjen e Partisë Popullore Përparimtare në pushtet në Serbi. Kohët e fundit po flitet edhe për keqësimin e bashkëpunimit në nivelin Sebi – Republika Srpska.

Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me krerët e Republikës Serpska dhe Unionin e Socialdemorkatëve të pavarur të Millorad Dodikut. Me ardhjen e Partisë Popullore Përparimtare (SNS) në pushtet në Serbi, raportet janë përkeqësuar. Në fakt raprotet kanë ndryshuar rrënjësisht, mendojnë shumë ekspertë. Dodik nuk e ka më mbështetjen si më parë.

Pas shkrimeve për lidhjet e Dodikut me shefin e mafias Naser Kelmendi, të arrestuar në Kosovë, siç shkruajnë disa gazeta në Beograd, është nisur edhe debati për mundësinë e hetimeve kundër Dodikut në Serbi. Dodik i ka hedhur poshtë akuzat. „Kurrë nuk e kam takuar... Nuk kam dëshirë të shkoj në Sarajevë as për persona më të rëndësishëm dhe jo për Kelmendin. Ne duam raporte të mira me Serbinë“, pohon ai.

Milorad Dodik dhe Boris Tadic, 29.09.2010 zgjedhjet në BeH

Milorad Dodik dhe Boris Tadic, 29.09.2010 zgjedhjet në BeH

Koha për spastrime në Ballkan

Një pjesë e opinionit në Serbi, mendon se pas shkrimeve në gazetën „Kurir“ për lidhjet e Dodikut me Kelmendin, qëndron vet partia SNS e presidentit Nikoliq. Analistët thonë se pas këtyre shkrimeve fshihet një strategji e Beogradit për kompromentimin e Dodikut. Sipas tyre, aktualisht po zhvillohet një aksion i cili në Bruksel quhet „Spastrimi i Ballkanit“. Besohet se ky aksion do të përfshijë edhe qarqe të ndryshme në Bosnjë e Hercegovinë (BeH). Dodiku ka nevojë për mbështetjen e Beogradit, jo vetëm për shkak të aferave të shumta, por edhe për shkak të aksioneve për ndryshime në Federatën e BeH, të cilat mund të rezultojnë edhe me kërkesa për ndryshime rrënjësore në Republikën Srpska. Por analistët në Beograd nuk janë të bindur se Serbia do ta mbështesë Dodikun deri në fund dhe se është e gatshme të heqë dorë nga ai.

Ndryshimet në raporte mes Serbisë dhe RS

Ndryshimet kanë filluar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Nikoliqit. Analistja nga Banjalluka Tanja Topiq thotë se Serbia i ka dërguar RS mesazh të qartë se vendi i saj është në BeH. Ajo mendon se Beogradi mund të influencojë shumë zhvillime edhe në RS, kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit. „Pyetja është vetëm se sa këto hetime do të shtrihen nga Serbia në RS dhe sa do të ndikojnë ato në ndryshimin e strukturave politike“, pohon Topiq. Fushata kundër Millorad Dodikut ka filluar kaherë, mendon Zoran Dragishiq, analist nga Beogradi. Sipas tij antagonizmat mes Nikoliqit dhe Dodikut nuk janë tejkaluar kurrë.

Dragishiq thotë se dikush duhet të përgjigjet për akuzat që janë dëgjuar kohët e fundit. Akuzat ndaj Dodikut duhet të dëshmohen me hetime dhe ai duhet të përfundojë pas kangjellave të burgut, nëse dëshmohet se është i përzier në punë të pista. Interesant është edhe qëndrimi i disa prej përfaqësuesve të kishës në këtë konflikt, që shpjegon edhe një pjesë të mosunitetit mes kishës dhe krerëve në Serbi për Kosovën. Marrëveshjen për normalizimin e raporteve të arritur në Bruksel, e ka kundërshtuar edhe Dodiku. Mitropoliti i Malit të Zi dhe bregdetit, Amfilohije mendon se raportet mes Serbisë dhe RS nuk janë të shëndosha, për shkak të qëndrimit „jo të shëndoshë“ të Serbisë ndaj Dodikut. Amfilohije mendon se akuzat dhe kundërakuzat mes krekrëve të Serbisë dhe RS po manifestohen edhe në qëndrimet ndaj Kosovës.