1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përgjimi i gazetarëve - Skandal i radhës në aferën e përgjimeve në Maqedoni

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka publikuar të ashtuquajturën bombën e radhës të përgjimeve, ku zbardhen përgjimet masive të gazetarëve. Gazetarët e përgjuar shprehen të shokuar.

Mazedonien Zoran Zaev Oppositionsführer vor der Staatsanwaltschaft in Skopje

Kreu i opozitës Zoran Zaev para prokurorisë

Sipas dokumenteve të siguruara mbi 100 gazetarë janë përgjuar viteve të fundit në Maqedoni nga ana e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev shprehet se “janë përgjuar edhe gazetarët proqeveritarë dhe gazetarët profesionistë në Maqedoni. Këto biseda zbulojnë lidhjen midis qeverisë dhe mediave. Ka materiale shokuese se si pushteti përgjon dhe ndjek gazetarët, si bëhen presione dhe si ndërhyhet në forma të ndryshme për të vënë kontrolle mbi mediat.”

Gazetarët e përgjuar të shokuar

Gazetarët e përgjuar thonë se janë të shokuar nga prezantimi i inçizimeve ku ata janë përgjuar. Snezhana Lupevska, nga televizioni TELMA ndjehet keq që është përgjuar pa urdhër të gjykatës. "Edhe si profesioniste dhe privatisht ndjehem keq kur e di se të dy partitë kanë qasje në jetën tënde. Shpresoj që as njëra e as tjetra palë nuk do të na keqpërdorin për qëllime politike dhe se neve gazetarëve do të na lënë të punojmë, pasi besoj se nga 100 gazetarë askush nuk ka punuar kundër shtetit dhe interesit kombëtar, por thjesht kanë bërë punën e tyre profesionale". Edhe gazetarja Meri Jordanova nga BIRN wshtw e shokuar nga skandali: “Unë jam e tmerruar nga kjo situatë, kam një ndjenjë sikur ne jemi zhveshur para shtetit se gjoja po i shesim jo vetëm informatat tona private dhe zyrtare, por edhe personat me të cilët kemi biseduar.”

Mazedonien Skopje Proteste gegen Regierung wegen Abhörskandal

Protesta për shkak të aferës së përgjimeve


Gazetarët e përgjuar thonë se do të kërkojnë përgjegjësi edhe nga operatorët celularë pasi dyshojnë se edhe ata janë pjesë e krimit.
“Unë do të kërkojë përgjegjësi për të gjithë këtë periudhë që kam qenë e përgjuar dhe përndjekur, por para së gjithash do të dëshiroj të mësoj se si ka ndodhur që operatorët celular të lejojnë përgjim të kaq shumë njerëzve dhe jo vetëm gazetarëve”, thotë Sashka Cvetkovska, NOVA TV. “Jam i tmerruar sikur edhe të gjithë kolegët, mirëpo unë dua të them, se unë mburrem ashtu siç duhet të jenë të mburrur të gjithë kolegët e mi që kanë qenë të përgjuar nga ky pushtet totalitar nga shkaku se kemi qenë kritikë ndaj tyre. Ne kemi qenë vizionar me kohë, e kemi ditur se me kë kemi punë”, shprehet Muhamed Zeqiri, kryeredaktor i ALSAT-M.

Përgjegjësi politike për porositësit e përgjimeve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënoi ashpër përgjimin e gazetarëve, sepse me këtë akt është suspenduar brutalisht rendi kushtetues dhe janë shkelur në mënyrë masive të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Skandali i përgjimeve kompromentoi tërë sistemin mediatik në Maqedoni. Ky keqëpërdorim i mediave duhet të pushoj menjëherë dhe të sanksionohet. Shoqata e gazetarëve kërkon përgjegjësi politike nga porositësit e përgjimeve të bisedave telefonike të gazetarëve.

Mazedonien Wahlen Gruevski Sieg 28.04.2014

Gruevski: Afera e përgjimeve atak ndaj institucioneve të shtetit

Gruevski kërkon alibi për përgjimet

Kryeministri Nikola Gruevskit përmes një konference me gazetarët menjëherë pas publikimit të materialeve të përgjuara nga ana e liderit të opozitës, ka reaguar duke e vlerësuar aferën e përgjimeve si atak ndaj institucioneve të shtetit. Gruevski thekson se përgjimet janë kryer nga shërbime të huaja dhe se ato janë bërë nga profesionistë të klasit të lartë. Sipas tij, Maqedonia ka qenë “target” i përgjimeve të këtij shërbimi sekret.

“Maqedonia ka qenë cak i përgjimeve nga shërbimi i huaj, dhe nga mesi i 2014 për këto materiale është interesuar personi Zoran Zaev, i cili përmes këtyre materialeve tentoi të imponojë qeveri teknike. Autorët kryesorë janë arrestuar. Për të tjerët do të vazhdojë procedura gjyqësore”, thekson Gruevski.

I duhet Maqedonisë ndërmjetësusi ndërkombëtar?

Bashkimi Evropian përmes eurodeputetëve po lobon dhe ndërmjetëson për të gjetur një zgjidhje të krizës së tensionuar politike në Maqedoni. Kjo është paralajmëruar edhe nga eurokomisioneri për politika fqinjësore dhe zgjerimin, Johannes Hahn, i cili javën e kaluar qëndroi për vizitë në Shkup. Kyçja e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është e domosdoshme, por kjo vështirë se do të ndodhë pa shterrjen e të gjithë mekanizmave të brendshëm politik e institucional për daljen nga gjendja e krijuar pas aferës së përgjimeve, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar kërkesat për ndërmjetësim nga jashtë.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Denko Maleski, vlerëson se faktori ndërkombëtar vështirë se do të përfshihet në zgjidhjen e krizës së rëndë politike në të cilën ndodhet vendi. Ata kërkojnë që kriza duhet të gjejë zgjidhje nga vetë partitë politike në kuadër të institucioneve. Ne, praktikisht jemi lënë që vet të kërkojmë dalje nga kjo krizë politike, e ndoshta ky është varianti më i mirë pasi në fund të fundit edhe politikanët edhe populli duhet një herë të mësojnë leksionin e demokracisë, e kjo vlen sidomos për elitat politike, thotë Maleski.

Që kriza ka marrë përmasa shqetësuese dhe se institucionet kanë humbur besimin, sipas analistëve, flet edhe anulimi i takimit mes kryeministrit, Nikolla Gruevskit dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Në fakt, Komisioni Evropian, ditë më parë bëri të ditur se për shkak të krizës në të cilën ndodhet vendi, nuk e sheh të favorshme realizimin e vizitës së Gruevskit në Bruksel, e paraparë për ditën e enjte (26.02.205).