1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përgjimet sekrete në vendin e punës ndalohen

Shpesh, punëdhënësit i kanë përgjuar në Gjermani punonjësit e tyre me videokamera. Koalicioni qeveritar synon ta ndalojë këtë me një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave, që lejon kontrolle të hapura.

Përgjim me video

Përgjim me video

"Përgjime të fshehta të të punësuarve nuk duhet të ketë në Gjermani", thotë Michael Frieser, eksperti kompetent i Bashkimit Kristian-Social (CSU). Koalicioni pret nga kjo siguri më të madhe juridike për të gjithë të prekurit. Zonat gri që ekzistojnë deri tani në ligj, me këtë synohet të ndalohen. Bundestagu pritet ta miratojë projektligjin në fund të janarit.

Skandale përgjimi si ato tek Telekomi ose tek supermarketi Lidl duhet t'i përkasin së kaluarës. Këto firma i kishin xhiruar dhe përgjuar të punësuarit pa dijeninë e tyre. Para së gjithash në dhoma private në të ardhmen do të ndalohet çdo lloj mbikqyrjeje me video. Pra në dhomat e zhveshjes, në dhomat e gjumit dhe në ambjentet sanitare. Por edhe mbijkqyrja e hapur me videokamera do të rregullohet me direktiva të rrepta. Ai nuk do të lejohet të përdoret për të gjykuar për sjelljen e përgjithshme të personit ose për rendimentin e tij në punë, thotë Gisela Piltz e Partisë së Demokratëve të Lirë (FDP). "Por për shembull dhomat e pushimit, që mund të përdoren edhe si dhoma për të diskutuar, mund të mbikqyren megjithatë me video", kritikon deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Gerold Reichenbach.

Mbikqyrje po - por me paralajmërim

Veç kësaj mbetet e lejuar që kamerat të instalohen në mënyrë të fshehtë. Gerold Reichenbach është i shokuar: "Kur ju e keni informuar më parë punëmarrësin, se mund të mbikqyret, atëherë mund të instaloni edhe fshehtas një kamera. Ajo që do të ndalohet në të ardhmen është vetëm filmimi në fshehtësi.

Aldi: mbikqyrje me kamera

Aldi: mbikqyrje me kamera

Ligji ishte që në fillim i diskutueshëm, edhe tani ka kritika. Sindikatat druhen se të dhënat do të ruhen për t'i përdorur kur të nevojiten. Sepse ligji rregullon edhe që punëdhënësit mund të informohen për kandidatët edhe në rrjetet sociale dhe për shembull në qendrën e marrjes së informacionit mbi kreditë, Schufa. "Ne themi: gjithçka që është e hapur për persona të tretë në botë, ajo mund të përdoret edhe në një bisedë aplikimi për vendin e punës", thotë Michael Frieser.

Të dhënat të përdoren vetëm në mënyrë të anonimizuar

Direktivat e reja parashikojnë që të dhënat të mblidhen vetëm atëherë, kur kjo është e nevojshme. Por se çfarë kuptohet me "e nevojshme" kjo nuk përkufizohet. Kjo vlen edhe për bisedën e aplikimit për vendin e punës. Veç kësaj vlen: të dhëna personale, si numri i llogarisë bankare, mund të krahasohen vetëm në rastet kur duhet të zbulohen vepra të rënda penale ose shkelje të rënda të detyrimeve, dhe ato mund të përcillen vetëm në mënyrë të anonimizuar.