1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përgjimet - ilaç kundër korrupsionit. Po kur je vetë i përgjuar?

Në Bullgari ka plasur një skandal, në të cilin është përfshirë edhe kryeministri Boiko Borisov. Bëhet fjalë për presionin, që është ushtruar ndaj autoriteteve doganore, që këto t'i bëjnë favore partisë në pushtet.

Në skandal është përfshirë edhe kryeministri Boiko Borisov

Në skandal është përfshirë edhe kryeministri Boiko Borisov

Kjo histori ka bërë të spostohet disi nga vëmendja çështja e diplomatëve bullgarë, të cilët janë demaskuar si bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë komunist. A e mbron me të vërtetë kryeministri bullgar Boiko Borisov biznesmenin famëkeq Michail Mohov?

Gazeta e përjavshme "Galeria" dhe ish-bashkëpunëtori i Deutsche Welles, Yavor Datchkov bënë që të shtunën (15.01.) në Sofje të shpërthejë një bombë tjetër: regjistrimi i një bisede të kryeministrit me shefin e doganave, Vanio Tanov.

bllog bullgar kundër korrupsionit http://petdoshkov.blog.bg/

Bllog bullgar kundër korrupsionit http://petdoshkov.blog.bg/

Në bisedë bëhet fjalë për një aksion - të padëshiruar nga Borisovi- të doganierëve në fabrikën e birrës së Mihail Mihovit, i njohur edhe si Misha i birrës: "Njatjeta, ç'kemi. Misha i birrës më mori prapë në telefon, e di...Në fabrikën e tij kanë shkuar prapë punonjës të doganës, apo policë, kanë konfiskuar celularë, veprimet vazhdojnë.(...)Duhet t'u thuash të tërhiqen, u kemi premtuar..."

Prej javësh në revistën "Galeria" publikohen regjistrime dhe protokolle telefonatash, të cilat besohet se i ka zhvilluar shefi i doganave. Në to dëgjohen edhe kërkesat e përfaqësueseve të partisë në pushtet, për të instaluar në poste kyçe të doganave njerëz besnikë të partisë, por që janë dukshëm jokompetentë. Dhe është një sekret i hapur që autoritetet doganore në Bullgari shpërdorohen si burimi më i sigurtë për financimin e partive. Nga kjo kanë përfituar që prej viteve '90 disa parti në pushtet. Regjistrimet janë bërë me shumë gjasa në kuadër të aksioneve legale të përgjimit. Kryeministri ka theksuar disa herë (megjithatë para se të bëhej publike biseda e tij me shefin e doganave), se përgjimet janë një instrument i sprovuar kundër korrupsionit dhe se ai ka urdhëruar përgjimin e të gjithë ministrave të tij. Por tani ai e sheh të gjithën ndryshe: si një përpjekje për të destabilizuar qeverinë e tij:

Publikohet regjistrimi i një bisede të kryeministrit me shefin e doganave

Publikohet regjistrimi i një bisede të kryeministrit me shefin e doganave

"Pse? Pikërisht në ditën, kur parlamenti miraton deklaratën për tërheqjen e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimit të fshehtë, të cilët e përfaqësojnë vendin si ambasadorë në botën e jashtme, pikërisht këtë ditë shfaqet regjistrimi, të cilin ata e përgatisin për publikim prej muajsh. Pse pikërisht sot?"

Vërejtja e Borisovit prek dyzina diplomatësh bullgarë, të cilët janë demaskuar si bashkëpunëtorë të shërbimit të fshehtë komunist dhe të cilët duhet të shkarkohen nga postet, sipas qeverisë. Këtë e kundërshton megjithatë presidenti i shtetit bullgar, Georgi Parvanov - një ish-komunist dhe ish-bashkëpunëtor i shërbimit të fshehtë.

Kryeministri Borisov e kundërshton vërtetësinë e bisedës së tij me shefin e doganave, Vanio Tanov. Për shumicën e bullgarëve megjithatë mbetet e paqartë: kush ka folur me kë dhe për se? Kush ka përgjuar kë?

Një gjë është e sigurt: skandali i përgjimeve, akuzat për korrupsion dhe mënyra si dalin në publik informacione sekrete të policisë nuk janë rekomandim i mirë për një anëtarësim të afërt të Bullgarisë në zonën Schengen.

Autor: Alexander Andreev/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 17.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zytQ
  • Data 17.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zytQ