1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përgjimet elektronike

Gazeta "Bild" shkruan, duke cituar dy raporte të kontrollit parlamentar të Bundestagut se në vitin 2010 janë kontrolluar në Gjermani më shumë se 37 milionë e-maile. Në to ishin përdorur fjalët si "bomba" për shembull.

Pamje simbolike, shtet policor

Pamje simbolike, shtet policor

Posta elektronike dhe komunikimi me internet janë duke u kthyer gjithnjë e më shumë në shënjestër të shërbimeve sekrete. Gazeta"Bild" botoi në numrin e të shtunës pjesë të një raporti të komitetit të kontrollit parlamentar të Bundestagut (PKGr) , sipas të cilës në vitin 2010 në Gjermani janë kontrolluar më shumë se 37 milionë e-maile, sepse në to ishin përdorur fjalë të tilla kyçe, si "bomba" për shembull. Megjithë monitorimin intensiv vetëm në 213 raste ka pasur informacion me interes për shërbimin sekret, shkruan gazeta. Një vit më parë, më 2009 në Gjermani shërbimet sekrete patën kryer vetëm 6.8 milionë kontrolle.

Organi i kontrollit parlamentar vëzhgon aktivitetet e shërbimeve sekrete federale si Zyra Federale për mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Shërbimi Federal i Lajmeve (BND) dhe Shërbimi i Mbrojtjes Ushtarake (MAD). Të gjitha shërbimet lejohet të hulumtojnë trafikun e të dhënave në mënyrë që të bien në gjurmët e terroristëve, tregtarëve të armëve dhe bandave kontrabandë.

Liri në vend të frikës, shkruhet në këtë pankartë që mban ky demostrues

Liri në vend të frikës, shkruhet në këtë pankartë që mban ky demostrues

Sipas artikullit të "Bild"-it shërbimet kanë shqyrtuar në vitin 2010 në emaila dhe transfer të dhënadh duke përdorur në sektorin e turizmit 2000 fjalë kërkuese, në sektorin e armatimit 13 mijë dhe në kontrabandë 300 fjalë. Numri i kërkimeve në banka, postë ose firmat e transportit ajror ka rënë. Në shumicën e rasteve kërkesat për kontroll në shërbimin e telekomunikacionit kanë patur të bëjnë me të dhënat e përdoruesve të telefonëve dhe celularëve.

Shumë parti parlamentare gjermane kanë kërkuar të kontrollohen këto praktika të shërbimeve sekrete. Kryetarja e fraksionit të të Gjelbërve në parlament, Renate Künast, tha se: "Ne kërkojmë të zhvillohet një debat i rregullt mbi fjalët tek të cilat përqëndrohet kërkimi, në mënyrë që grupi që kontrollohet të jetë sa më i vogël, dhe pika tjetër është kontrolli parlamentar." Ajo kërkoi reformimin e ligjit për kontrollin e shërbimeve sekrete.

Zëdhënësja për politikën e brendshme të fraksionit të liberalëve Gisela Piltz, kërkoi rishikimin e praktikave aktuale të shërbimeve sekrete. Deputeti e majtë Jan Korte i akuzoi shërbimet sekrete për "uri kontrolli".

Autor: dpa/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi