1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përgjigja e Evropës ndaj recesionit - 200 miliardë euro paketë për konjukturën

Paketa konjukturore prej 200 miliardë eurosh për rigjallërimin e ekonomisë përbën 1,5% të prodhimit të brendshëm bruto të BE-së. Pjesa më e madhe e planit të KE për konjukturën duhet të vihet në përdorim në vitin 2009.

default

Presidenti i KE, Barroso duke debatuar për konjukturën

Me 200 miliardë euro fonde BE do të luftojë kundër kërcënimit të recesionit të shumëpërfolur. Nga programi special i ndihmës i BE-së, që do të zgjasë dy vjet, 170 miliardë euro do të duhet t'i sjellin vetë të 27 vendet anëtare, kjo do të thotë që vendet anëtare të BE-së duhet që mesatarisht 1,2 % të prodhimit të brendshëm bruto ta heqin për paketën e përbashkët evropiane të shpëtimit. 30 miliardët e tjera do të vijnë nga arka e përbashkët buxhetore evropiane dhe nga Banka Evropiane e Investimeve.

Presidenti i Komisionit evropian, Hose Manuel Barroso (Jse Manuel Barroso) duket krenar për paketën e konjuktures: "Aktualisht po përjetojmë një krizë të jashtëzakonshme. Komisioni evropian falë planit tonë konjukturor dha edhe një përgjigje të jashtëzakonshme. Plani I BE për konjukturën ështërruga më e mirë për të mbrojtur qytetarët tanë nga recesioni i rëndë", tha ai në Bruksel.

Por si do të japin shtetet anëtare të BE-së ndihmën për realizimin e planit konjukturor?

Presidenti i KE, Barroso pret nga shtetet me ekonomi të fuqishme që të ofrojmë më shumë fonde në paketën konjukturore, disa mund të ofrojnë më pak varësisht se sa të prekur janë nga kriza. Secili vend do të vlerësohet nga pozicioni startues, tha komisari evropian për valutënh Thomas Almunia. Irlanda për shembull nuk ndodhet në gjendje të mirë. Ky vend pret në vitiin 2009 një deficit buxhetor që 7,0% të prodhimit të brendshëm bruto e kalon kështu dukshëm kufirin 3,0% të lejuar nga pakti i stabilitetit. Ndërsa nga Finlanda mund të pritet më shumë sepse ky vend pret një plus buxhetor prej 3,6%.

Edhe nga Gjermania pritet më shumë. Por qeveria gjermane nga ana e saj e ka refuzuar dërgimin e shpenzieve shtesë për paketën evropiane duke përmendur programin kombëtar për konjukturën si arsye. Zëdhënësi i qeverisë Thomas Steg tha se Gjermania me programin e saj kombëtar konjuktur ndërkohë ka bërë një lloj paradhënie.

Komisioni Evropian u përpoq ta bëjë të qartë për të gjithë, pse shtetet me buxhete më të stabilizuara duhet të ndihmojnë më shumë. Sepse në tregun e përbashkët kjo i ndihmon të fund të fundit të gjithë.

KE nuk pret që shtetet anëtare të marrin masa të njëjta kundër krizës. Jo uniformitet por koordinim, tha presidenti Barroso: " një aksion i koordinuar evropian mund të do sjellë atë rezultat që nuk mund ta sjellë i vetëm aksioni i një vendi. Pikërisht tek aksioni i koordinuar i BE-së qëndron ndryshimi."

Nga ana e saj KE-ja në të ardhmen nuk do t'i shohë me lupë borxhet e reja buxhetore të shteteve anëtare. Madje ajo i inkurajon shtetet të përdorin fleksibilitetin e paktit evropian të stabilitetit. Masat që parashikon KE për rigjallërimin e konjukturës janë investime shtetërore në infrastrukturë, mbrojtjen e ambientit, rritjen e asistencës sociale dhe uljen e kostos së punësimit. Në rast se të gjitha këto përpjekje dështojnë atëherë do të luhet një skenar i errët. BE-në e kërcënon humbja e 2,7 milionë vendeve të punës.

  • Data 26.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2jj
  • Data 26.11.2008
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2jj