1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përgjegjës për sigurinë në vendin e tyre

Në Afganistan fillon këtë javë një epokë e re. Të shtunën më (23.07.2011) trupa mbrojtëse ndërkombëtare, ISAF ia dorëzon përgjegjësinë për sigurinë në Mazar-i-Sharif përsëri afganëve.

Ushtarë afganë në provincën Helmand

Ushtarë afganët do të marrin më shumë përgjegjësi.

Mund të jetë një javë gëzimi për trupën mbrojtëse ndërkombëtare, ISAF dhe afganët: Një hap i ri në pavarësinë e re. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe homologu i tij afgan Salmai Rasul kanë diskutuar edhe një herë kushtet në kuadër të së ardhmes politike: më pak ushtarë, më shumë politikë dhe partneritet - dhe madje përtej kohës së tërheqjes së trupave në 2014, theksoi Westerwelle:

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle gjatë vizitës në Afganistan.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle gjatë vizitës në Afganistan.

"Ata mund të mbështeten tek Gjermania. Ne kemi solidaritet me miqtë tanë në Afganistan - sot dhe po ashtu në të ardhmen. Ne jemi të gjithë dakord që me Konferencën për Afganistanin që zhvillohet në Bon duhet të japim një sinjal të fuqishëm për një partneritet afatgjatë mes Afganistanit dhe bashkësisë ndërkombëtare".

Kjo konferencë nën drejtimin e qeverisë afgane që mbahet në dhjetor të këtij viti do të trajtojë problemin se si Afganistani mund bëhet dhe të mbetet stabil dhe i pavarur. Një hap në këtë rrugë është i ashtuquajturi transformim, si të thuash dorëzimi içelësave për përgjegjësinë e vet ushtarake. Këtë të shtunë (23.07.2011) për shembull fillon ky proces në Mazar-i Sharif në veri të vendit, ku është përgjegjës Bundesveri gjerman. Apo edhe në rajonin e përfshirë pjesërisht nga luftime të ashpra Lashkar Gar. Kalimi i përgjegjësisë do të bëhet në qetësi, shpjegon gjenerali gjerman Carsten Jacobson, zedhënësi i trupës mbrojtëse ndërkombëtare, ISAF:

"Në këtë zonë, pa festime të mëdha, pa prerje shiritash, pa ndryshime të mëdha të flamujve, por nën përgjegjësinë e afganëve kalon përgjegjësia drejtuese në anën e afganëve. Procesi fillon nga poshtë lart. Fillimisht do të vlerësohet në nivel rajonal e më pas në nivel province, në se forcat afgane të sigurimit janë në gjendje që të marrin përsipër këtë përgjegjësi të sigurisë. Kjo varet nga situata e sigurisë në terren."

NATO i dorëzon forcave vendase afgane përgjegjësinë për sigurinë në disa provinca.

Kalim gradual i përgjegjësisë - NATO i dorëzon forcave vendase afgane përgjegjësinë për sigurinë në disa provinca


Që gjendja e sigurisë në terren është e brishtë, e kanë treguar ngjarjet javëve të fundit. Vërtet këtë vit nuk pati ofensivë vere nga talibanët, por atentatorët kanë krijuar tek popullsia e tyre frikë dhe panik në popull me vrasjet e politikanëve të lartë, përgjegjës për politikën e sigurisë. Pikërisht për këtë, shumë afganëve iu vjen keq për tërheqjen e trupave ndërkombëtare, thotë gjenerali Jacobson:

"Paralelisht tek popullsia civile sigurisht që ka frikë dhe shqetësim se me tërheqjen e bashkësisë ndërkombëtare, pra me trupat e tyre nga Afganistani, bie edhe interesi i bashkësisë ndërkombëtare në Afganistan ."

Prandaj ISAF nuk do ti tërheqë menjëherë forcat e veta vuri në pah gjenerali gjerman:
"Ne do të shohim zonat ku vazhdon transformimi. Forcat e ISAF-it që janë të stacionuara aty do të tërhiqen menjëherë nga këto zona dhe menjëherë do të vendosen në një vend të ri, në mënyrë që të përmbushen detyrat e reja. Jo gjithmonë do të ketë reduktim të forcave, pra të jetë i njëjtë për shembull reduktimi i njoftuar forcave amerikane me dorëzimin e përgjegjësisë së sigurisë në këtë zonë".

Gjithashtu gjenerali ndan të njëjtën dëshirë me shumë njerëz në Afganistan, të cilët duan që angazhimi gjerman në vend të vazhdojë: pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndihmës për zhvillim apo për ushtarë."Unë uroj që ne të lëmë një Afganistan që është në gjendje të qëndrojë në këmbët e veta, dhe që njerëzit e pamëshirshëm që vendosin këtu bomba, të mbeten pa atdhe", tha gjenerali Jacobson.

Autor: Ute Hempelmann / Mimoza Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani