1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Përgatitjet e kampionatit botëror të futbollit 2010

Rreth 350 bashkëpunëtorë nga e gjithë bota po merren me përgatitjen e kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Edhe evropianët ndihmojnë me eksperiencën dhe dijet që kanë.

default

Simboli i Kampionatit Botëror të Futbollit 2010

"Unë kam punuar që në kohën kur zhvillohej kampionati botëror në vitin 2006, për këtë projekt. Atëherë punoja në Berlin dhe pastaj më dërguan në Afrikën e Jugut për të organizuar seminarin "Kick Off" dhe qytetet mikpritëse në Kapstadt me Thabo Mbeki, presidentin dhe të gjithë sponsorat. Aty mora për herë të parë dozën e Afrikës së Jugut dhe që në momentin e parë u mrekullova nga vendi dhe njerëzit."

Sytë e Delia Fischer shkëlqejnë kur tregon për punën në atdheun e ri. 33-vjeçarja ka studiuar në Vjenë për ekonomi dhe sport dhe jeton që prej 9 muajsh në Johanessburg, ku punon për shoqatën e futbollit FIFA në fushën e medias. Ajo moderon konferencat e shtypit, hap shitjen paraprake të biletave për Kupën e konfederatës dhe i qëndron në krah sekretarit të përgjithshëm të FIFA Jerome Valcke, kur ai takohet me gazetarë nga e gjithë bota për të diskutuar në mënyrë kritike ecurinë e përgatitjeve të kampionatit botëror.


Shitja e biletave dhe ndërhyrjet


Delia i di të gjitha faktet dhe shifrat rreth shitjes paraprake të biletave ose të përfundimit të rregullimit të stadiumit. Ajo ndërhyn në konferencat e shtypit kur papritur Jerome Valcke nuk di të flasë më tej. Austriakja është kualifikuar për gazetari, ka punuar në shërbimin informativ sportiv në Neuss dhe si korespondente në Paris. Në vitin 2010 ajo do të përjetojë për të katërtën herë kampionatin botëror të futbollit. Përvoja është ajo që kërkohet për përgatitjen e kampionatit botëror dhe për këtë arsye organizata e komunitetit lokal (LOC) këkon të fitojë eksperiencë nga Evropa.

Jens-Peter Hecht ishte përgjegjës për shtypin në stadiumin e kampionatit botëror në Hannovër në vitin 2006. Shumëkush e njeh mënyrën e tij nonshalante të komunikimit me gazetarët . 15 vite me rradhë, në kohërat e Boris Becker dhe Michael Stich, ishte zëdhënës i Federatës gjermane të tenisit. Para dy muajsh ai ka hyrë në shtëpinë afrikano-jugore të lidhjes së futbollit pranë stadiumit më të madh të kampionatit botëror në Johannesburg. Këtu janë të punësuar rreth 350 punonjës të FIFA dhe të komitetit lokal të organizimit . Jens Peter Hecht çmon veçanërisht kolegët afrikano-jugor:

"Quinton është me të vërtetë një njeri i shkëlqyer. Ai ka punuar në Durban si menaxher për veprimtari të ndryshme, më mbulon krahët , më shpjegon shpesh prapaskenat, më përcjell informacione që unë ndonjëherë nuk i di. Ai mund të punonte në Evropë ose kudo tjetër dhe do ta gjente gjithashtu rrugën duke e bërë punën po aq mirë sa edhe këtu", shpjegon ai.


Qendra e shtypit dhe koordinimi


Lüneburger mbikëqyr me ekipin e tij ndërtimin dhe pajisjen e qëndrave të shtypit e të tribunave. I ashtuquajturi menaxher-investigator për mediat shkollon përgjegjësit që janë menaxherë të shtypit të stadiumeve.

Nga ana tjetër Christian Stiegler nga Mynihu kujdeset për të gjithën. 31-vjeçari ka kryer një praktikë në Bayern-in e Mynihut dhe gjatë kampionatit botëror 2006 ka qënë përgjegjës në stadiumin Allianz Arena në Mynih për ndihmësit vullnetarë të kampionatit botëror. Në Johannesburg ai koordinon të gjitha linjat e kampionatit nga A në Z dhe ndërhyn kur ka vonesa. Ai gjithashtu informon shefin e kampionatit botëror Denny Jordaan dhe përgjegjësit e FIFA për përparimet që janë bërë në përgatitjet për kampionatin botëror. Ai është që prej më shumë se një viti e gjysëm në vend dhe është veçantërisht entuziast për mentalitetin e mikpritësve.

"Këtu punohet me shumë zemër.Nuk dua të them se në Gjermani nuk punohet në mënyrë të tillë, por këtu ndiehet zemra. Ndiehet që në mëngjes kur fillon puna.Njerëzit qeshin po njësoj si të hënën në mëngjes ashtu edhe të premten. Ata qeshin, përshëndesin përzemërsisht dhe pyesin, nëse ka nevojë për ndihmë. Aty ku ne na duhet të presim më gjatë është kur marrim furnizimin dhe në këtë aspekt ne duhet të përmirësohemi", pohon ai.


Mendimet për vendlindjen


Jens-Peter Hecht i shijon mbrëmjet e pushimit. Kur puna është kryer, ai ka kohë të mendojë për vendlindjen e tij dhe për ato gjëra që i mungojnë në Afrikën e Jugut.

" Familja natyrisht, qeni dhe këtu nuk kam atë rreth shoqëror që kam në shtëpi. Megjithatë duhet shtuar se edhe këtu ka shumë grupe gjermane ose gjermanofolës. Ka austriakë dhe zvicerianë me të cilët takohesh ndonjëherë për të bërë ndonjë lojë futbolli apo për të shkuar në ndonjë koncert, ose gjëra të tjera të përafërta."

Pikërisht për këtë shkueshmëri dhe mikëpritje duhet të gëzohen tifozat e futbollit nga e gjithë bota në vitin e ardhshëm, thotë Delia Fischer: "Afrika është në këtë aspekt ndryshe, njerëzit sillen ndryshe me njëri tjetrin. Ritmi, mënyra e të jetuarit dhe pikëpamjet janë ndryshe.Unë besoj se fansat do të fitojnë një eksperiencë shumë të mirë vetëm kur të shikojnë kuartet e tifozave. Kultura, gastronomia të gjitha këto eksperienca por edhe shumëanshmëria,ritmet, muzika besoj se do të jenë shumë mbresëlënëse për fansat."

  • Data 30.05.2009
  • Autor Ulrich Reimman/Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I0SJ
  • Data 30.05.2009
  • Autor Ulrich Reimman/Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I0SJ