1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përgatitjet e fundit të misionit të BE-së EULEX

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Peter Faith u bën thirrje qytetarëve serbë të Kosovës dhe Beogradit zyrtar që ta mbështesin vendosjen e misionit EULEX.

default

Prishtina

Shefi i misionit të BE-së në Kosovë Peter Feith, thotë se qëllim i BE-së është shtrirja e misionit në të gjitha rajonet e Kosovës përfshirë edhe vendbanimet serbe. Ai thotë se fillimi i muajit dhjetor do të shënojë funksionalizimin e misionit dhe në këtë linjë u bën thirrje qytetarëve serb të Kosovës dhe Beogradit zyrtar që ta mbështesin vendosjen e misionit.

Sipas tij misioni i misioni i BE-së, do t'u shërbej të gjithëve, para se gjithash vetë bashkësisë serbe: "Prioriteti yni është vendosja e rendit dhe ligjit në të gjitha rajonet e Kosovës. Për këtë zyra civile ndërkombëtare do të punojë ngushtë me misionin EULEX, mirëpo që të kemi sukses nevojitet edhe ndihma e qytetarëve. Prandaj unë besoj se pjesëtarët e komunitetit serb do ta pranojnë misionin e BE-së i cili është në interesin e tyre", thotë Peter Faith.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës embështesin misionin EULEX, por ata nuk dëshirojnë që të përfshihen në çështjet që kanë të bëjnë me shtrirjen e misionit. Këtë proces ata e shofin si një proces që kërkon aranzhime në nivele të politikës ndërkombëtare. Jakup Krasniqi kryetar i parlamentit të Kosovës është i mendimit se: "EULEX-i i di detyrat dhe përgjegjësitë që i ka edhe me Kushtetutën e Kosovës, por ato janë përgjegjësitë e tyre. Ne jemi të interesuar të shohim se si dhe sa po funksionon sundimi i ligjit në pjesën që qeverisin qeveria dhe institucionet e Kosovës", thotë Krasniqi.

Në të njejtën linjë shprehet edhe ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, i cili thotë se funksionalizimi i misionit EULEX ka një ndikim të madh edhe për kthimin e rendit dhe ligjit në pjesën veriore të Kosovës. Në radhë të parë ky mision sipas tij do të luftonte kontrabandën dhe krimin që po zhvillohet në këtë pjesë: "Sa më herët që të vendoset misioni EULEX-i do të jetë më mirë edhe për banorët në veri të Kosovës. Ata rrethohen nga persona që dyshohet se menaxhojnë krimin e organizuar " , thotë Zenun Pajaziti.

Misioni i BE-së po bën përgatitjet e fundit që të vihet në funksion, ndërsa në anën tjetër misioni i UNMIK-ut, po zvogëlon stafin për t'u larguar nga Kosova. Misioni i ri i BE-së do të ketë 2200 persona, të cilët do të përkujdesen për sundimin e rendit dhe ligjit, do të jenë të angazhuar në fushën e policisë gjyqësisë dhe doganave ndërsa, stafi politik do të mbikqyrë institucionet e Kosovës në zbatimin e pakos së Marti Ahtisarit.

  • Data 18.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fccl
  • Data 18.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fccl