1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përfundon samiti i NATO-s

Samiti i Bukureshtit u mbyll sot me takimin e këshillit NATO-Rusi. Presidenti Vladimir Putin u takua për herë të dytë që porej Samitit të Romës 2002 me homologët e tij të vendeve të aleancës.

default

Presidentët Bush dhe Putin duke folur gjatë samitit të NATO-s në Bukuresht.

Përpara mbledhjes së këshillit NATO-Rusi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer dhe ministri i jashtëm rus nënshkruan një dokument që do të lehtësojë kalimin tokësor të pajisjeve joushtarake për trupën ndërkombëtare ISAF përmes territorit të Federatës Ruse.


Duke iu referuar kërkesave të Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim, në fjalën e tij presidenti Vladimir Putin paralajmëroi përsëri, se çdo zgjerim i NATO-s në lindje do të konsiderohet si kërcënim i drejtpërdrejtë. Ai shprehu gjithashtu shqetësim për planet për vendosjen e sistemit antiraketor amerikan në Evropë.


Diskutimi midis udhëheqësve të vendeve të NATO-s me kreun rus u zhvillua pas dyerve të mbyllura dhe mendohet të mos ketë qenë aq në harmoni. Megjithatë me sa duket partnerët në NATO kishin pritur një gjuhë edhe më të ashpër. Së paku toni ishte miqësor. Kancelarja Angela Merkel:


'Në debatin e sotëm nuk u vu re kurrfarë agresiviteti.'


Presidenti rus Putin merrte pjesë për herë të parë si president në një samit të NATO-s. Ai u tha gazetarëve se pozitive në këtë takim ishte që u dëgjuan shqetësimet e Rusisë për garantimin e sigurisë së saj. Dy presidentët e SHBA dhe të Rusisë do të takohen në fundjavë në Soçi të Rusisë.

  • Data 04.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcOJ
  • Data 04.04.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DcOJ