1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përfundon në Lima samiti BE-Amerikë Latine

Me thirrjen për luftë më të ashpër kundër varfërisë dhe ndryshimit të klimës përfundoi në Lima samiti mes BE-së dhe Amerikës Latine. Në mbyllje pjesëmarrësit miratuan të ashtuquajturën "deklaratë të Limës".

default

Kancelarja gjermane Merkel në samitin e Perusë

60 delegacionet nga Amerika Latine, Karaibet dhe Europa i kanë formuluar qartë objektivat e tyre: luftë më të ashpër kundër varfërisë, luftë e përbashkët kundër ndryshimit të klimës, nxitje e energjive të ripërtëritshme. Por se si do të arrihen këto objektiva kryetarët e shteteve dhe qeverive nuk arritën t'a përcaktonin në samitin e tyre të pestë. Interesat e vendeve të industrializuara, ekonomive në ekspansion dhe atyre në zhvillim që u përfaqësuan në Peru janë shumë të ndryshme. Në çështjet tregtare nuk pati thuajse asnjë përparim. Deri tani vendet latino-amerikane bllokojnë njëri-tjetrin, u shpreh komisarja e BE-së për marrëdhëniet me jashtë Benita Ferrero-Valdner:


"Nuk është gjithnjë e lehtë pasi këto vende kanë karakteristika shumë të ndryshme ekonomike. Disa janë të nënzhvilluar, disa të tjerë janë më pëpara. Për këtë arsye është ndoshta e nevojshme që ne të gjejmë oferta fleksibile. Edhe nga këto vende ne presim që në të ardhmen të jenë më fleksibël. Duhet të gjendet një kompromis."


Vetëm me vendet e varfëra të Karaibeve ka lidhur BE-ja ndërkohë marrëveshje të gjera zhvillimi dhe bashkëpunimi. BE-ja dhe Amerika Latine angazhohen për luftën kundër varfërisë ekstreme nga e cila në Amerikën Latine janë të prekur rreth 47 milionë njerëz. Aktualisht BE-ja është donatori më i madh i ndihmës për zhvillim në rajon.


Megjithë rezultatet e pakta konkrete të samitit kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron të rëndësishëm një takim të tillë gjigand si ai i Limës për garantimin e sigurisë të të cilit u angazhuan 50.000 policë dhe ushtarë. Takimet e shumta dypalëshe dhe personale do të krijojnë themelin për një bashkëpunim të mirë.


"Mendoj se është e qartë që Amerika Latine vendos shpresa shumë të mëdha tek partneriteti me Europën. Ne duhet tani t'i përgjigjemi këtyre shpresave", u shpreh kancelarja gjermane Merkel.

DW.COM

  • Data 17.05.2008
  • Autor Riegert, Bernd / Lima (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1aH
  • Data 17.05.2008
  • Autor Riegert, Bernd / Lima (DW Brüssel)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1aH