1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përfundon me sukses në Uashington samiti financiar i grupit "G20"

Ishte një takim historik: Për herë të parë në histori u ulën në një tryezë bisedimesh shtetet më të industrializuara në botë së bashku me ato në zhvillim.

default

Të gjitha 20 shtetet pjesëmarrëse në këtë samit ranë dakord në deklaratën e tyre të përbashkët se i mbështesin principet e ekonomisë së lirë dhe premtuan që nuk do të marrin asnjë vendim kontraproduktiv për tregtinë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Të gjithë ishin dakord se kriza mbarëbotërore financiare mund të zjgihdet vetëm nëpërmjet qëndrimit dhe masave unanime.


Sipas deklaratës përfunduese, sektori financar do të zhvillohet me më shumë trasparencë dhe përgjegjësi. Përveç kësaj do të vendosen rregulla të reja për të rifreskuar integritetin e tregjeve ekonomike ndërkombëtare.


Presidenti amerikan Bush theksoi pas samitit se SHBA-s do të kishin përjetuar një recesion më të rëndë qysh prej vitit 1930, në rast se qeveria e tij nuk do të kish ndërhyrë. Një ndër arritjet më të mëdha të këtij samiti, është sipas tij qëllimi për t´i adaptuar sistemet financiare mbarëbotëore në realitetin e shekullit të 21.


"Ramë dakord, që si Fondi Ndërkombëtar Monetar ashtu edhe Banka Botërore, duhet t´i modernizojnë strukturat e tyre kryesuese, për të rë prezantuar kështu më qartë botën ekonomike. Këto dy organizata duhet të mednohen, nëse do t´u japin më shumë të drejta opinionesh vendeve në zhvillim - sidomos atyre që i kanë rritur kuotat financiare për to" - u shpreh Bush.


Kancelarja gjermane shfaqi gëzim sidomos për deklaratën e pjesëmarrësve të samitit, qqë ta përfundojnë brenda këtij viti raundin e shumëpërfolur të Dohës.


"Ka ende çështje të pasqaruara mes SHBA-s dhe Indisë, por edhe me Evropën, për shembull përsa i përket doganave për artikujt industrial. Besoj se kur eksiston vullneti politik, ka shanse të mira që të merren edhe me administratën aktuale masa të menjëhershme, sepse mund të zjgjase më shumë kohë se ç´duhet deri sa të instalohet administrata e re amerikane" - theksoi kancelarja gjermane.


Përpara samiti u spekulua nëse pjesëmarrja e presidentit të ardhshëm amerikan Obama do të përbënte një problem për arritjen e një marrëveshjeje unanime. Por Obama nuk morri pjesë në këtë samit. Ende presidenti amerikan Bush theksoi se ky samit përfundoi me sukses dhe deklaroi se nuk do të jetë më i pranishëm në samitin pasardhës për zgjidhjen e krizës globale fianciare:


"Por u thashë të gjithë krerëve të shteteve pjesëmarrëse se grupi i punës së presidentit të ardhshëm Obama është informuar detajisht mbi qëllimet e qeverisë aktuale" - deklaroi Bush.


Ministrat e financave të shteteve pjesëmarrëse kanë kohë deri më 31 mars për të vënë në zbatim vendimet dhe masat e para paraprake, që u vendosën në samitit e Uashingtonit. Më 30 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohet një samit tjetër me të njejtat shtete pjesëmarrëse. Një gjë u bë e qartë në Uashington pas këtij samiti: Kanë marrë fund kohërat kur 7 shtetet më të industrializuara hartonin dhe krijonin politikën financiare botërore. Bashkimi duket i mundshëm edhe në grupe më të mëdha.

  • Data 16.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fvov
  • Data 16.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fvov