1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfundon EURALIUS - Misioni asistencës evropiane në sistemin e drejtësisë

EURALIUS, misioni i asistencës së BE për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri ka kontribuar për ngritjen e një drejtësie të pavarur nga politika, profesioniste, efikase dhe që gëzon besimin e qytetarëve.

Helmuth Lohan

Helmuth Lohan

Kryetari i delegacionit të BE në Tiranë, Helmuth Lohan, kreu i misionit EURALIUS, Roland Miklau dhe Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani vlerësuan kontributin e këtij misioni, që sapo përfundoi mandatin e tij pesëvjeçar në Shqipëri.

Angazhimi i BE për të mbështetur me misionin EURALIUS reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri është pasojë e rëndësisë që shteti i së drejtës dhe zbatimi i ligjit kane për procesin e integrimt europian të Shqipërisë.

EURALIUS

EURALIUS

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, ambasadori Helmuth Lohan e vlerëson këtë mision si një nga shembujt më domethënës të këtij angazhimi. Duke përmendur disa nga arritjet më të shënuara për të cilat ai kontriboi gjate mandatit të tij ai tha: “ Është përmirësuar legjislacioni, u hartua ligji antimafia, kuadri ligjor për aktivitetet kriminale, dhe po hyn në zbatim një system i ri vlerësimi për gjykatësit”.

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, e vlerësoi punën e asistencës së BE në reformimin e sistemit të drejtëssië duke iu referuar përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë evropian. “EURALIUS ka kontribuar në përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të acquis communautaire dhe standartet më të mira europiane,” tha ai.

Çfarë janë standartet Euiropiane?

Për këto standarte në Shqipëri flitet shumë për të gjitha fushat që lidhen me procesin e integrimit europian. Kreu i misionit EURALIUS, Roland Miklau, paraqiti se cilat janë ato që lidhen me reformën në fushën e Drejtësisë. “Natyrisht, kuadri ligjor i BE, parimet e konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, jurisprudenca e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, instrumentat ligjore të Këshillit të Evropës, praktikat e mira ligjore të vendeve anëtare të BE dhe të të gjitha demokracive që qeverisen nga forca e ligjit. Por standartet evropiane janë edhe ato të Kushtetutës së Shqipërisë që mbështeten në vlerat e përbashkëta evropiane, zbatimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut,“ tha Roland Miklau.

Roland Miklau, EURALIUS

Roland Miklau, EURALIUS

Ligje të mira që mbeten në letër

Përfundimi i mandatit të misionit të asistencës së BE, EURALIUS, për reformën ishte një rast për të përmendur jo vetëm arritjet por edhe mangësitë kronike të këtij sistemi. Moszbatimi ligjeve, të hartuara sipas standarteve europiane mbetet një nga mangësitë kryesore në sistemin dhe kulturën shqiptare të drejtësisë.“ Është e pamjaftueshme të kesh parime në letër dhe ligje në Kushtetutë. Ato duhen zbatuar në praktikë, në punën e përditshme dhe të ndihen nga qytetarët që kërkojnë drejtësi nëpër gjykata dhe në institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë,” theksoi Roland Miklau.

Domosdoshmëria e konsensusit të gjerë politik

Pesë vitet e misionit EURALIUS në Shqipëri krijuan bazën e kapaciteteve institucionale dhe administrative për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, efikas, profesioanl, transparent dhe modern. Rruga drejt tij është ende e gjatë.

Që reforma të vazhdojë duhet plotësuar një kusht vendimtar: konsensusi politik mes palëve. Ambasadori i BE në Tiranë, Helmuth Lohan: “ Një konsensus i gjerë mes forcave politike lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë është një kusht i nevojshëm për progres," tha ai.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwgW
  • Data 18.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NwgW