1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përfundon bllokimi i aeroporteve në Tajlandë - Protesta të tjera priten

Përfaqësues të të tri partive tajlandeze të shpërndara këtë të mërkurë (3.12) ranë në ujdi për një kryeministër të përkohshëm

default

Rinisin fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Bangkokut

Partitë e shpërndara në Tajlandë kanë rënë dakord të martën, që zëvendëskryeministri i deritanishëm Chaowarat Chandeerakul të emërohet provizorisht kryeministër i vendit. Kryeministri i deritanishëm ka dhënë dorëheqjen, për shkak të protestave masive dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se ai dhe partia e tij kanë manipuluar zgjedhjet e vitit të kaluar. Mirëpo është e mundur që partitë e shpërndara së shpejti të bashkohen dhe të krijojnë parti të reja dhe një qeveri të re.

Në aeroportin ndërkombëtar në Bangkok demonstruesit po paketojnë gjërat e tyre dhe po kthehen në shtëpi. Ndërkohë administrata e aeroportit po nxjerr bilancin e dëmeve të bëra në aeroport. Më shumë se një javë këtu kanë protestuar dhjetëra mijëra simpatizantë të Aleancës Popullore për Demokraci, PAD.

Thailand Regierungsgegner packen Sachen zusammen

Protestuesit kthehen në shtëpi

Në aeroport është regjistruar edhe fluturimi i parë pas protestave, por vlerësohet se me fluturimet e rregullta nuk do të fillohet shumë shpejt. Autoritetet po përpiqen që aeroportin Suvarnabhumi ta aftësojnë për fluturime deri të premten, që do të ishte edhe një lloj dhurate për ditëlindjen e mbretit, i cili me 5 dhjetor mbushë 81 vjet.

Të martën Gjykata Kushtetuese vendosi për ndalimin e partisë qeveritare PPP, që u përcoll me festime të shumta të Aleancës Popullore për Demokraci. Më shumë se 100 ditë simpatizantët e kësaj partie kanë mbajtur të bllokuara godinat qeveritare e më vonë edhe aeroportet në Bangkok dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Mirëpo dyshohet se protestat kanë përfunduar vetëm përkohësisht. Një demonstrues thotë:

"Ne e kemi fituar këtë luftë. Qeveria dha dorëheqje, por nëqoftëse kjo qeveri sërish kthehet në pushtet me ndonjë emër tjetër edhe ne do të kthehemi dhe do të luftojmë për Tajlandën dhe mbretin."

Protesta kanë paralajmëruar edhe simpatizantët e kryeministrit të rrëzuar Somchai Wongsawat. Ata folën për një puç juridik dhe kritikuan Gjykatën më të lartë për influencë politike.

"Përderisa nuk vendos ndonjë gjykatë e pavarurr, nuk do të ketë as paqe në Tajlandë."

Përfaqësuesit e ekonomisë tajlandeze e kanë pritur vendimin e Gjykatës me ndjenja të përziera. Në njërën anë janë të kënaqur për zhbllokimin e aeroporteve, por kanë frikë nga mundësia e vazhdimit të protestave, nëqoftëse kryeministri i ardhshëm vjen nga blloku i partisë se kryeministrit të deritanishëm. Gazeta "Bangkok Post" shkruan se përfaqësuesit e ekonomisë nuk do të kthehen së shpejti në vend, për shkak të gjendjes politike. Për këtë shkak deri në emërimin e një qeverie të re dhe stabilizimin e gjendjes politike edhe ekonomia do të mbetet e bllokuar. Kjo pamundëson edhe zhdëmtimin e udhëtarëve të huaj, të cilët me ditë të tëra u detyruan të presin për shkak të bllokimit të aeroporteve në Bangkok. Për shkak të dorëheqjes së qeverisë i pamiratuar ka mbetur edhe buxheti i vendit për vitin e ardhshëm.

  • Data 03.12.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G8Gt
  • Data 03.12.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G8Gt