1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfundojnë zgjedhjet në Serbi! Tadiç apo Nikoliq?

Nga 6,7 milionë zgjedhës serbë rreth 65% kanë dhënë votën e tyre të dielën duke paraqitur kështu një pjesëmarrje të lartë zgjedhore si kurrë më parë në Serbi. Pritet garë kokë më kokë në rezultate.

default

Fotomontazh: Kandidati serb Nikoliq (majtas) dhe properëndimori, Tadiq (djathtas)

Njoftimet për pjesëmarrje të lartë zgjedhore i bëri të ditur grupi studimor për zgjedhjet Cesid pas mbylljes së qendrave të votimit në Beograd të dielën në mbrëmje. Sipas njoftimeve çdo i dyti serb ka dhënë votën ditën e dielë. Por ne favor të kujt do të shkojë një pjesëmarrje kaq e lartë? Vëzhguesit presin një garë kokë më kokë mes properëndimorit Tadiç dhe presidentit aktual si edhe ultranacionalistit, Nikoliq, por me një shumicë të lehtë për Tadiçin. Në raundin e parë Nikoliq fitoi afro 40% të votave, ndersa Tadiçi rreth 35%. Kush do të përcaktojë rrugën e Serbisë deri në vitin 2013, Tadiç apo Nikoliç mbetet të priten rezultatet përfundimtare. Tadiçi properëndimor nuk e ka të lehtë Presidenti 50 vjeçar, Tadiç pas raundit të parë nuk e kishte të lehtë. Për të ruajtur shanset për fitore atij i duhej ta intensifikonte tepër fushatën dhe ta përqëndronte balotazhin tek temat më të rëndësishme: "Unë nuk do të heqë kurrë dorë prej së ardhmes sonë evropiane, ashtu siç nuk do të resht së mbrojturi integritetin e vendit tonë në Kosovë. Këto janë dy shtyllat më të rëndësishme të politikës, që do të ndjek unë në të ardhmen.“ tha ai në takimin e fundit me simpatizantët. Kosova ishte temë qendrore në fushatën elektorale edhe atë të balotazhit. Nisur nga ajo që Kosova ndodhet në prag të shpalljes së pavarësisë dhe që BE-ja u ka premtuar mbështetje shqiptarëve të Kosovës, vështirë të presësh, se Tadiçi do të mund t´i përmbushë këto dy premtime. Përkundrazi: BE-ja i ka bërë presion Tadiçit, në vend që më 28 janar të nënshkruante marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Serbinë, Brukseli ofroi lehtësime në tregti dhe për vizat. Brukseli e konsideron si një gjest të vullnetit të mirë ndaj Tadiçit këtë vendim. E diela do ta tregojë.

Ultranacionalisti Nikoliq

Radikali Tomislav Nikoliq qysh në fillim e ka pasur të qartë, se nacionalizmi serb dhe vlerat evropiane nuk përputhen me njëra-tjetrën: "Shihni - thotë kandidati nacionalist ne takim me përkrahësit - ne duam të nënshkruajmë marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE-në dhe ne do ta mbajmë Kosovën në Serbi, ndonëse ai vet e di, që kjo nuk është e mundur. Ata nënshkruajnë marrëveshjen me BE-në, e kjo thotë, që Kosova do të bëhet e pavarur. Kjo s´ka kuptim dhe qytetarët tanë e dinë mirë këtë.“ Cilin kurs do të ndjekë Serbia: në drejtim të Moskës apo të Brukselit? CSCO_seppuku();if(!window.onresize || 'undefined' == typeof(window.onresize.nTop))\{var csco_tb='if(!document.body) \{window.csco_setTimeout(csco_tb, 100);\}else\{window.csco_setTimeout(CSCO_ITB_show,500);var csco_bodyonresize = document.body.onresize; document.body.onresize = function ()\{if(csco_bodyonresize)\{csco_bodyonresize();\};CSCO_ITB_resize();\}; var csco_selfonresize=self.onresize; self.onresize = function ()\{if(csco_selfonresize)\{csco_selfonresize();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_bodyonscroll=document.body.onscroll;document.body.onscroll = function ()\{if(csco_bodyonscroll)\{csco_bodyonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};var csco_selfonscroll=self.onscroll;self.onscroll = function ()\{if(csco_selfonscroll)\{csco_selfonscroll();\};CSCO_ITB_resize();\};\};'; eval(CSCO_WebVPN["process"]("js",CSCO_WebVPN["process"]("js",csco_tb)));CSCO_seppuku();\}

  • Data 03.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Czzf
  • Data 03.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Czzf