1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Përfundojnë bisedimet amerikano-ruse

Ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë vazhdojnë zënkat mbi sistemin mbrojtës antiraketor amerikan në Evropën Lindore. Qeveria ruse sheh në këto plane ashtu si më parë një rrezik për sigurinë e saj.

Në foto Rajs dhe Lavrov

Në foto Rajs dhe Lavrov

Bisedimet 2+2 zgjatën për disa orë. Dikur dje pasdite vonë ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të të dyja vendeve dolën para mediave në Moskë. Ministrat dukeshin të çliruara pas bisedimeve. Janë arritur përparime në shumë fusha, tha Sergej Lavrov: në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe disa mnarrëveshjeve për çarmatim. Pastaj Lavrov vazhdoi me lajmet e këqija:
'Amerika qëndron pas sistemit të planifikuar të mbrojtjes antiraketore në Evropë. Rusia nuk pajtohet më këtë. Ne propozojmë një alternativë, atë të presidentit tonë. Amerikanët nga ana e tyre i kuptojnë shqetësimet tona dhe nga kanë bërë disa propozime të rëndësishme të cilat ne do t'i shqyrtojmë'.
Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice) shprehu gëzimin për vleërimet pozitive të homologut të saj rus:
'Jam e gëzuar që propozimet tona i konsideroni të rëndësishme dhe kuptimplota. Dhe unë gëzohem që ju doni të shfrytëzoni rastin për t'i shqyrtuar saktë këto propzime. Për këtë ne kemi mirëkuptim. Ne i gëzohemi bisedimeve tjera pasi që ju t'i keni analizuar të gjitha', tha Rajs.
Se çfarë përmbajnë propozimet e reja, se sa larg shkojnë ato, për këtë heshtin përfaqësuesit qeveritar. Në prag të takimit është spekuluar se amerikanët do t'i ofrojnë oficerëve rus çasje të lirë në stacionin e planifikuar të radarëve në Çeki dhe impiantin raketor në Poloni.
Propozimet, tha Lavrov tregojnë se amerikanët po i marrins eriozisht shqetësimet ruse për sigurinë.
'Ne kemi rënë dakord që të vazhdojmë punën. Ajo duhet të mbetet pjesë e rëndësishme për sigurinë e vazhdimësisë së marrëdhnëive ruso-amerikane edhe në kohën kur në të dyja shtetet në pushtet vijnë presidentë të rinj'.
Problemet me të cilat duhet të mirren edhe presidentët e rinj do të jenë ardhmëria e marrëveshjes për çartmatim Start 1, zgjerimi i mundshëm i Natos në Gjeorgji dhe Ukrainë si dhe çështja e Kosovës. Ndërkohë që Rajs u bëri thirrje palëve që të heqin dorë nga dhuna Lavrov përsëriti edhe njëherë qëndrimin rus. Ministri i jashtëm rus më parë kishte theksuar se zhvillimet në Tibet të shpiejnë prapa në shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.

  • Data 18.03.2008
  • Autor Nagel, Christina / Moskau (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQu0
  • Data 18.03.2008
  • Autor Nagel, Christina / Moskau (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DQu0