1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfundoi në Tiranë takimi i pestë i ministrave të energjisë

Vendet e rajonit dhe Komisioni Europian miratojnë ngritjen e Qendrës së ankandit ndërkombëtar të energjive. Burimet e energjisë së rinovueshme- kryefjala e takimit.

default

Tirana

Një vit pas krijimit të tij në Tiranë, Komuniteti rajonal i energjisë arrin një sukses afatgjatë: krijimin e Qendrës për ankandet e energjisë për gjithë rajonin e Europës Juglindore. I themeluar në dhjetor të vitit të kaluar nga përfaqësues të Paktit të stabilitetit dhe të qeverive të vendeve të këtij rajoni, ky komunitet në strategjinë e tij synon të parashikojë liberalizimin e tregjeve të energjise, në mënyrë që çdo vend të hapë tregjet e veta.


Ngritja e Qendrës së ankandit ndërkombëtare të energjisë për gjithë rajonin e Evropës Juglindore, që do ta ketë selinë në Malin e Zi, është një moment i rëndësishëm në këtë strategji. Duke e cilësuar të sukseshëm takimin e pestë ministerial të komunitetit të energjisë që u zhvilua këtë fundjavë në Tiranë, Genc Ruli, ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës tha se mdritja e saj është hapi i parë për bashkëpunim më të gjerë mes vendeve të rajonit.


"Është një qendër koordinimi që do të lehtësojë dhe favorizojë në mënyrë proporcionale të gjitha vendet e rajonit për shfrytëzimin e kapaciteteve në fushën e energjisë për furnizimikn e ekonomive të këtyre vendeve" tha Ministri Genc Ruli.


Adaptimi i direktivës së sapomiratuar të BE për energjitë e rinoivueshme dhe investimet që duhet të projektohen për t´i përfituar nga këto energji ishte një nga çështjet më të rrahura gjatë takimit të pestë ministerial.

" Kjo përbën një hap cilësor në punën e komunitetit të energjisë drejt miratimit të standarteve dhe kërkesave të njëjta që vetë BE po adapton në sektorin e energjisë, në drejtim të energjive të rinovueshme. Në këtë mënyrë vendet e Europës Juglindore i përqasen një strategjie të re në sektorin energjitik por sigurojmë bashkëpunim, kooperim dhe ndihmë më të madhe nga Komisioni Europian", tha Ministri i Energjitikës dhe Ekonomisë , Genc Ruli.


Shumica e vendeve të Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë kanë burime të konsiderueshme të energjive të rinovueshme. Adaptimi, që tani, i legjislacionit europian nga vendet e EJL për këto energji do të krijojë premisa pozitive për komunitetin e donatorëve dhe të investimve të tyre në rajon.

Fabrizio Barbaso , Zëvendëdrejtor i përgjiithshëm per energjinë dhe transportin në Komisionin Europian, pjesëmarrës në këtë takim, tha se adaptimi i legjislacionit të vendeve të EJL me atë të BE për burimet e energjisë së rinovueshme sjell përfitime të qëndrueshme afatgjata.

"Vendet e Europës Juglindore po ndajnë me vendet e BE të njejtin kuadër ligjor, gjë që krijon parakushtet e domosdoshme për një treg pan-europian. Për të ecur drejt këtij tregu është shumë e rëndësishme të ketë tregje të hapura ne fushën e energjisë, gjë që përbën në të njejten kohë një parakusht për të tërhequr investime në sektorin e energjisë ", tha ai në Tiranë. Fabrizio Barbaso bëri të ditur se Komisioni Europian po shqyrëton mundësitë e zgjërimit të fushëveprimit të komitetit të energjisë përmes fillimit te negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë. KE mendon t´i hapë ato edhe me Turqinë.

Shqipëria mori presidencën e radhës në korrik të këtij viti. Në 6 mujorin e parë të vitit 2009 presidencën e ka Bosnjë- Hercegovina.

  • Data 13.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFag
  • Data 13.12.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GFag