1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përfundoi në Bremen Kongresi i 32-të i Kishës Protestante Gjermane

Angela Merkel bën thirrje për angazhim politik, për të thënë hapur mendimin dhe për të marrë pjesë në votime

Kongresi i 32-të i Kishës Protestante gjermane

Rreth 300.000 pjesëmarrës diskutuan dhe debatuan në këtë takim pesëditor për çështje të besimit dhe zhvillimet politiko-shoqërore.

Në Bremen përfundoi këtë fundjavë (24.5.) Kongresi i 32-të i Kishës Protestante Gjermane. Kongresi i Kishës Protestante është kryesisht një takim profanësh në fushën e teologjisë dhe jo vetëm një takim teologësh profesionistë.

Në shërbesën fetare organizuar në përfundim të aktiviteteve pesëditore të këtij kongresi u mblodhën më tepër se 10.000 vetë. Bilanci i pjesëmarrësve ishte pozitiv: "Ishte shumë mirë, super, njerëzit ishin në formë dhe kjo tregon se ne të krishterët nuk jemi vetëm dhe kjo na jep guxim të vazhdojmë të angazhohemi." - thotë një pjesëmarrës.

"Për mua ishte një mrekulli, sot këtu apo gjatë të gjitha ditëve, sepse mund të bisedoje me të tjerë njerëz që nuk i njeh, biseduam në mënyrë harmonike, ishim të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit, kjo gjë më mrekulloi." - shton një pjesëmarrëse.

"Njohëm shumë, shumë njerëz nga e gjithë bota dhe kudo mbretëronte ndjenja e dashurisë për tjetrin, ishte perfekte.“ - thotë një pjesëmarrës.

Reformimi i sistemit financiar dhe i rendit ekonomik, probleme të barazisë, sfidat transformimeve demografike

Pra në fakt ishte një kongres fetar si të tjerët. U diskutua si gjithmonë për çështje politiko-shoqërore që preokupojnë qytetarët për momentin apo në të ardhmen. P.sh. reformimi i sistemit financiar apo i rendit ekonomik kapitalist. Pjesëmarrja në tregun e punës dhe mundësia e pakufizuar për të përfituar prej sistemit shëndetsor. Apo barazia në mundësitë për shkollim e studim para së gjithash për migrantët, sfidat që rrjedhin prej transformimeve demografike dialogu më intensiv mes feve.

Të pranishëm shumë personalitete nga fusha e politikës, e kulturës, e ekonomisë dhe e shkencave

Ftesës për të marrë pjesë dhe për të diskutuar bashkë me pjesëmarrësit në Kongresin e Kishës Protestante Gjermane në Bremen iu përgjigjën shumë personalitete të njohura nga fusha e politikës, e kulturës, e ekonomisë dhe e shkencave, Ndër ta bënte pjesë edhe ish-kancelari Helmut Schmidt, i cili diskutoi në lidhje me përgjegjësinë në përgjithësi dhe përgjegjësitë e njerëzve të caktuar në krizën globale. Kjo ishte edhe tema kryesore e këtij kongresi.

"Edhe në rast se aksioni për shpëtimin e bankave do të jetë i sukseshëm, ai nuk mund të mjaftojë për të rivendosur në të gjithë botën besimin tek tregjet financiare. Për këtë më tepër duhet krijuar një sistem i besueshëm për rregullimin dhe mbikqyrjen e të gjitha institucioneve financiare." - tha ish-kancelari Helmut Schmidt.

Ruediger Sachau, Timothy Garton Ash, historian nga Britania e Madhe, kancelarja Angela Merkel dhe Karin von Welck, presidente e Kongresit të Kishës Protestante Gjermane

Ruediger Sachau, Timothy Garton Ash, historian nga Britania e Madhe, kancelarja Angela Merkel dhe Karin von Welck, presidente e Kongresit të Kishës Protestante Gjermane

Përveç presidentit gjerman Horst Këhler, i cili mbajti fjalën e hapjes, e pranishme në një nga seancat e diskutimeve ishte edhe kancelarja Angela Merkel. Zonja Merkel, e cila vetë është rritur në një sistem diktatorial si ish-RDGJ, ku liria fetare, të drejtat dhe dinjiteti i njeriut nuk kishin asnjë vlerë, u bëri thirje të pranishmëve që të angazhohen politikisht, të thonë hapur mendimin e tyre dhe të marin pjesë në votime: "Kështu e ka demokracia, natyrisht, meqë gjithkush mund të thotë diçka edhe mendimet e shumta të ndryshme dëgjohen më pak, përveçse kur njerëz bashkohen me njëri-tjetrin dhe bëhen më tepër përmes bashkimit dhe fokusimit të mendimeve. Për këtë kemi shoqata, grupe apo nisma, që duhet që herë pas here të bashkohen, sepse 80 milionë mendime të ndryshme humbasin, në rast se nuk gjendet e përbashkëta."

Gjithësesi në këtë kongres pati edhe disa gjëra të ndryshme nga herët e tjera. Meqënëse jemi në vit zgjedhjesh, ky aktivitet u përdor edhe për të përhapur mesazhe të reja politike.

Autor: Peter Kolakowski
Readaktoi: Pandeli Pani

  • Data 25.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HwqX
  • Data 25.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HwqX