1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Përfundimet e testit të stresit befasojnë ekspertët

Bankat duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë duke forcuar më tepër si modelet e tyre të biznesit edhe kapitalin.

default

Selitë e Bankave në Frankfurt

Banka Qendrore Evropiane nuk po lodhet së theksuari se testi i stresit të 91 bankave të mëdha evropiane, të cilin nuk e kaluan vetë 7 syresh, demonstroi aftësinë e sektorit bankar për t'u bërë ballë krizave. Gjithësesi ekspertët janë pak të çuditur prej përfundimeve kaq të mira dhe kërkojnë që bankat të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të forcojnë më tepër kapitalin.

Testi i stresit të bankave doli më mirë se pritej.

Dhe edhe pse kjo i gëzon mbikqyrësit, bankierët dhe politikanët, ekspertët janë pak të shtangur prej përfundimeve të tij. Kjo sepse nga shtatë bankat, që nuk arritën ta kalonin testin, pesë janë spanjolle dhe vetëm një greke.

Në rastin e Spanjës ekspertët janë të mendimit se problemi kryesor lidhet me tregjet e pasurive të patundshme, sidomos të shtëpive, të cilat përbëjnë një barrë të rëndë për ekonominë spanjolle. "Dhe kjo pasqyrohet edhe në rezultatet e bankave spanjolle në këtë test, sidomos të Bankave të Kursimit" - thotë Tomas Kerfgen nga SEB.

Griechenland Euro EZB Symbolbild

Në rastin e Greqisë nuk mendohej se testin s'do ta kalonte një bankë e vetme

Në të gjitha vendet e BE-së ka kandidatë, që mezi e kanë kaluar testin

Por në rastin e Greqisë ata nuk kishin menduar se testin nuk do ta kalonte një bankë e vetme dhe për këtë po i shqyrtojnë më me kujdes përfundimet. Nga një vështrim më i vëmendshëm i tyre rezulton se në të gjitha vendet e BE-së ka disa kandidatë, që mezi e kanë kaluar testin, por që në fakt janë mjaft të dobët.

Ralph Grënemeyer i Silvia Quandt Research thotë: "Si pikënisje përllogaritet një rënie e pakët e kurseve të aksioneve dhe një rënie prej 19-30% në rastin e huave shtetërore. Në këto sektorë ne kemi vënë re shuma më të mëdha. Pra po të marrim parasysh se testi nuk ishte superstresues, atëhere duhet thënë se bankat duhet të vazhdojnë të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të forcojnë më tepër si modelet e tyre të biznesit edhe kapitalin."

Banka Qendrore Evropiane nuk po lodhet së theksuari se testi demonstroi aftësinë e sektorit bankar për të rezistuar. Këtë e pranojnë madje edhe skeptikët, sepse bankat e testuara mbulojnë mbi 50% të tregut të kapitalit në Evropë.

Stresstest für europäische Banken No-Flash

Bankat në Frankfurt mbi Main

Bankat, që nuk e kaluan testin, duhet mbledhin tani rreth 3,5 miliardë euro për të përmirësuar mbulesën e tyre me kapital. Edhe pse kjo shumë është e madhe, ekspertët mendojnë se parë në totalin evropian nevoja për kapital nuk është më kaq e madhe dhe se kjo duhet që t'i mbështesë në një farë mënyre edhe tregjet e kapitalit.

Tregjet e kapitalit reaguan të relaksuara. Por më e rëndësishmja për të gjithë është se Evropa ia doli për herë të parë mbanë, që të binte dakord për kritere të njëjta për të 20 vendet pjesëmarrëse. Edhe ky është një sinjal për botën e jashtme.

Autor: Samir Ibrahim/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 26.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OUN5
  • Data 26.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OUN5