1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përforcohen masat e sigurisë në aeroporte

Ekspertët paralajmërojnë se çdo sistem sigurie, kur arrin një shkallë të caktuar kompleksiteti, krijon automatikisht probleme të reja sigurie.

Sistem kontrolli në aeroportin Schiphol, Amsterdam, Holandë

Sistem kontrolli në aeroportin Schiphol, Amsterdam, Holandë

Përforcimi i masave të sigurisë në aeroporte është një prej temave më të komentuara në shtypin gjerman.

Gazeta "Handelsblatt" që botohet në Dyseldorf e quan qesharak paralajmërimin pas incidentit të fundit në një avion në SHBA, për idenë që një orë para uljes së avionëve në aeroport, pasagjerët të mos kenë mundësi të përdorin batanije apo të shkojnë në banjo për nevoja personale:

"Ngritja e nivelit edhe ashtu të lartë të sigurisë nuk ndihmon aspak, duke injoruar çdo nevojë personale. Udhëtimet për në SHBA të kujtojnë aktualisht kohën e masave që ndërmerreshin në ish-RDGJ. Në Japoni dhe vendet tjera çdo udhëtari i merren gjurmët e gishtërinjve, si edhe kriminelëve. BE-ja i jep SHBA-së çdo ditë të dhënat për dhjetëra mijëra udhëtarë. Askush nuk e di se ku shkojnë këto të dhëna dhe çfarë bëhet me to. Por kjo nuk do të thotë se me këto masa rritet patjetër edhe niveli i sigurisë. Ekspertët paralajmërojnë se çdo sistem sigurie, kur arrin një shkallë të caktuar kompleksiteti, hap automatikisht vrima të reja sigurie."

Komentatori i "Saarbrücker Zeitung" mendon se përveç mudësive teknike në aeroporte mund të përdoren edhe masa të tjera, që kushtojnë më pak:

"Këtu bën pjesë moslejimi për të marrë në avion bagazh dore, me përjashtim të rasteve ku në bagazh ka gjëra për fëmijët e vegjël, si dhe ofertat për ushqim, pije dhe lidhje interneti brenda avionit. Rreziku nga terrorizmi ndërkombëtar mbetet një problem i madh, i cili nuk mund të zgjidhet me fjalë të bukura."

Ndërsa komentatori i të përditshmes "Braunschweiger Zeitung" mendon se as tetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, në SHBA nuk mund të jepet sinjali i kalimit të rrezikut:

"Përkundrazi, gjë që e tregojnë edhe ngjarjet në Detroit. Automatikisht persona të tillë vihen në lidhje me Al Kaidën, e në qoftë se kjo dëshmohet si e vërtetë, sulmit i jepet një peshë e veçantë. Sulmi dëshmon, si kurrë më parë, se rrjetet terroriste në mbarë botën po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme. Po shtohet edhe numri i vendeve që i mbështesin ato. Përderisa ushtarët amerikanë po përpiqen të luftojnë terrorizmin në Afganistan, terroristët po i sulmojnë qytetarët amerikanë në vendin e tyre."

Autor: Bahri Cani
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 29.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LGPv
  • Data 29.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LGPv