1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Përforcimi i trupave gjermane në Afganistan

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet ndër të tjera tek propozimi i ministrit gjerman të mrojtjes, Jung, për shtimin e trupave gjermane paqëruajtëse në Afganistan.

default

Gazeta "Wiesbadener Kurier" komenton:

"Parlamenti gjerman do ta zgjasë në vjeshtë mandatin në 14 muaj. Ky është një vendim i mençur, sepse kështu nuk do të ketë askush idenë që ta përdorë misionin gjerman në Afganistan si arritje pozitive të qeverisë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2009. Por parlamenti i ri do të haset patjetër me problematikën e politikës gjermane në Afganistan. "


Në gazetën "Stuttgarter Zeitung" ndër të tjera theksohet:


"Ndonëse populli gjerman mezi po pret që ushtarët gjermanë të kthehen në shtëpi, qeveria ka plane të tjera. Gjermania ka marrë më shumë përgjegjësi mbi supe - si në strukturat udhëheqëse të misionit, ashtu edhe zhvillimin e grupeve rajonale për rindërtimin, si edhe me angazhimin e saj nëpërmjet tornadove ushtarake dhe trupës së shpejtë sulmuese: Por fakti se rreth 40 ushtarë do të stacionohen në Jug të vendit, dëshmon se ky zhvillim nuk ka përfunduar ende."



Një citat nga komenti i "Thüringer Allgemeine":


"Një zgjidhje paqësore nuk po shfaqet ende në horizont. Kjo është përmbledhja e ministrit Jung pas kërkesës së tij për rritjen e forcave gjermane në Afganistan. Por askush nuk e di se si do të zhvillohet situata në Hindukush: Shefi i shtabit të përgjithshëm, amerikani Mullen, kërkon të paktën tri birgada të tjera. Pra për t´u mbrojtur nga sulmet e Talibanit dhe për të trejnuar ushtrinë afgane, Mullen ka nevojë për 10.000 ushtarë shtesë. Gjermania bën mirë që ofron ndihmën e saj, sidomos për jugun e Afganistanit, ku situata është vërtetë dramatike."

  • Data 25.06.2008
  • Autor S.H
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQFu
  • Data 25.06.2008
  • Autor S.H
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EQFu