1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfitimet e Shqipërisë nga Bashkimi për Mesdheun

Autoritetet e Shqipërisë do të aplikojnë për programe mbështetëse në fushën e burimeve alternative të energjisë si dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Mesdheu në një pamje satelitore

Mesdheu në një pamje satelitore

Statusi i Shqipërisë si anëtar me të drejta të plota në Bashkimin për Mesdheun, i finalizuar gjatë kësaj jave në Paris, ka vënë në lëvizje Tiranën zyrtare për tu angazhuar në projektet zhvilluese që mbështeten nga ky organizëm, i cili siguron fonde finaciare nga BE, Banka Botërore dhe një sërë institucionesh dhe vendeve anëtare.

Koordinatori i Shqipërisë në këtë Bashkim, Ferid Hoxha, shikon dy aspekte kryesore ku vendi do të aplikojë për të marrë suport qysh në vitin e ardhshëm: "Projektet zhvilluese sidomos ne krijimin e burimeve alternative të energjisë dhe në mbrojtjen e mjedisit".

Në Bashkimin për Mesdheun aderojnë 44 shtete, 27 prej tyre anëtare të BE-së. Për kryeministrin Sali Berisha kjo nismë përbën "një fillim të ri dhe historik në bashkëpunimin, shkëmbimin dhe marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore dhe të gjithanshme, që lidhin vendet e rajonit të bregut jugor e verior të detit Mesdhe".

Cështjet me të cilat do të merret Bashkimi, veç energjitikës dhe mbrojtjes së mjedisit, janë dhe ato për ushqimin, arsimin, zhvillimin e burimeve njerëzore, sigurinë e fëmijëve, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dialogun fetar e kulturor etj.

Shqipëria e shikon angazhimin e saj në Bashkimim për Mesdheun edhe si një marrëdhënie ndërkombëtare, që do të ndikojë drejtëpërdrejt në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të saj në BE.

DW.COM

  • Data 18.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeiS
  • Data 18.07.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EeiS