1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të konstituojnë organet paralele nëpër komunat ku jetojnë serbët

Koalicione ndërmjet radikalëve dhe Partisë së Vojisllav Koshtunicës për të udhëhequr

Banore serbe e Fushë-Kosovës

Banore serbe e Fushë-Kosovës

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kanë paralajmëruar se deri më 12 qershor, do të konstituojnë organet paralele nëpër komunat ku jetojnë serbët në Kosovë. Sipas tyre, aktualisht po formohen koalicione ndërmjet radikalëve dhe Partisë së Vojisllav Koshtunicës për t’i udhëhequr këto organe. Kuvendet komunale serbe pritet të konstituohen në 25 komuna të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ndërkohë ka kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, që të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të shuajnë të gjitha strukturat paralele serbe që ekzistojnë në Kosovë. Ai thotë se çdo proces jashtë kornizës ligjore të Kosovës është ilegal.

Zyrtarë të UNMIK-ut, thonë se ata nuk do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit serb të zgjedhjeve të 11 majit, sepse zgjedhjet lokale të Serbisë që u zhvilluan edhe në Kosovë, UNMIK-u i cilëson jolegjitime.

  • Data 05.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EECi
  • Data 05.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EECi