1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përdoruesit gjermanë të internetit në shënjestër të Cybercrime

Gjermania renditet e para ndër vendet evropiane sa u përket kompjuterave të infektuar me viruse. Para një viti e para në këtë listë renditej Spanja.

Përdoruesit gjermanë të internetit në shënjestër të Cybercrime

Përdoruesit gjermanë të internetit në shënjestër të Cybercrime

Sipas një studimi të prodhuesit të softwarëve Symantec 12 përqind e kompjuterave në Gjermani janë të infektuar me viruse. Kjo do të thotë se kriminelët që veprojnë në internet mund t'i kontrollojnë sistematikisht kompjuterat e infektuar për të mbledhur fjalëkalime, ose mund t'i shpërdorin ato për të dërguar spam-maile apo për të sulmuar faqet e internetit të të tjerëve.

Kevin Haley, ekspert i lartë për çështjet e sigurisë në firmën Symantec në Los Angeles thotë: "Në Gjermani ju jeni një si lloj sistemi paralajmërimi, kriminelët i provojnë me kënaqësi marifetet e tyre të reja. Në rast se funksionojnë në Gjermani, atëhere funksionojnë edhe në vende të tjera."

Në Afrikë është përqëndruar për momentin një sulm i madh

Anti-Virusë dhe sisteme sigurie prodhojnë edhe firma të tjera si Kaspersky, AVG, G-Data apo McAfee, por Symantec është firma më e madhe në treg dhe ajo i mbledh informacionet kryesore nga klientët. "Ne na vijnë miliona njoftime dhe paralajmërime prej klientëve. Ne i përpunojmë këto të dhëna për të parë ku mund të depërtojnë virusët. Shikoni te ky monitor, nga Afrika na vijnë për momentin shumë lajme, sepse aty është përqëndruar për momentin një sulm i madh. Në këto monitorë ne mund të shohim edhe se si kriminelët i testojnë fillimisht programet e tyre virus dhe disa ditë më pas fillojnë sulmet."

Mijra adresa të hotmailit të vjedhura

Mijra adresa të hotmailit të vjedhura

Në hartën e Gjermanisë ndizet një dritë sapo viruset sulmojnë ndonjë kompjuter. Tillmann Werner, informaticien në Universitetin e Bonit merret me studimin e rreziqeve nga viruset. "Rrjetet kompjuterike që ne vëzhgojmë janë aq të mëdha sa mund në rast sulmi mund të mposhtin dhe të gjunjëzojnë edhe sistemin kompjuterik të të gjithë qeverisë gjermane. Deri tani ka ndodhur rrallë, por kjo është e mundur dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur."

Skenarë të tillë lufte përshtaten me fjalorin luftarak të ekspertëve të teknologjisë së informacionit.

Vjedhja e të dhënave është shtuar shumë

Por shumë delikte në fushën e internetit lidhen me vjedhjen e të dhënave personale dhe të identitetit në internet apo me mashtrime të ndryshme.

Sipas statistikës së fundit të Ministrisë së Brendshme (botuar 20.04.2010) delikte të tilla madje janë shtuar. Interneti luan sot rol në 20 përqind të rasteve të vjedhjeve dhe të mashtrimeve, sidomos në rastin e online-banking.

Për t'u përballur me këtë lloj të ri kriminaliteti në rajonet e policisë por krijohen sektorë specialë, por në Gjermani ndryshe nga SHBA ato nuk janë aq të përhapura. Në SHBA policia ka kohë që punon ngushtë me informaticienët firmat që prodhojnë sisteme antivirus. Problem për bashkëpunimin mes organeve të drejtësisë dhe firmave të tilla përbëjnë në Gjermani edhe pengesat e shumta burokratike. Për këtë arsye në Gjermani nuk ka pasur deri tani raste spektakolare zbulimi krimesh në fushën e internetit.

Autor: Kai Laufen/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1jZ
  • Data 21.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/N1jZ