1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Përdorim sistematik dopingu në Republikën e Federale të Gjermanisë

Sipas Süddeutsche Zeitung që i referohet një studimi të Universitetit Humboldt jo vetëm në ish-Republikën Demokratike Gjermane por dhe në Republikën Federale të Gjermanisë sportistëve u është dhënë sistematikisht doping.

Studimi ende i papublikuar i Universitetit Humboldt në Berlin "Dopingu në Gjermani nga viti 1950 deri sot", i cili përfshin mbi 800 faqe, zbulon shumë detaje dhe të dhëna anësore rreth përdorimit sistematik të dopingut në Gjermaninë Perëndimore. "Në Republikën Federale të Gjermanisë atletëve u është dhënë sistematikisht dhe në mënyrë të organizuar doping të paktën që nga fillimi i viteve shtatëdhjetë." - shkruan Süddeutsche Zeitung, duke iu referuar studimit.

Në studim nuk përshkruhet vetëm se deri në çfarë mase dhe me çfarë skeme është dhënë doping dhe janë bërë studime rreth efekteve të dopingut, por edhe se si ka qenë politika e përzier në këtë sistem.

Kështu qeveria e Gjermanisë Perëndimore ka financuar studime për efektin e dopingut jo si një reagim ndaj përdorimit të dopingut me urdhër nga lart prej sportistëve të Republikës Demokratike Gjermane, por paralelisht me të. Megjithatë, nuk ka dëshmi për manipulim të qëllimshëm të rezultateve sportive për shkak të substancave të ndaluara nga ana e sportistëve gjermanoperëndimorë.

Teste të gjera me substancat dopingu

Anëtarët e qeverisë federale gjermane kanë ushtruar përpara Lojrave Olimpike të vitit 1972 në Mynih presion mjekëve të ekipeve sportive që këta t'u jepnin sportistëve substanca stimuluese për të përmirësuar bilancin e madalieve. Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan se janë zhvilluar teste të shumta me droga të ndryshme të tilla si steroidë, anabolikë, testosteron, estrogjen si dhe me dopingun e gjakut Epo. Në rast se gjatë testeve do të kishte rezultuar se këto substanca do të çonin në rritjen e rezultateve sportive, ekspertët do t'ua kishin dhënë këto substanca stimuluese sportistëve pavarësisht prej rreziqeve të mundshme për shëndetin.

Të dhënat për kostot dhe shkallën e saktë të përdorimit të substancave stimuluese janë të paqarta. Megjithatë, përdorim droge ka pasur në sporte të ndryshme, nga atletika deri tek futbolli. Edhe lojtarët e ekipeve që morën pjesë në Kampionatet Botërorë të viteve 1954, 1966 dhe 1974 kanë marr doping. Madje edhe të miturit kanë qenë të droguar.

Ende i pabotuar

Raporti përfundimtar i studimit të iniciuar në vitin 2008 nga Federata Olimpike Gjermane DOSB ende nuk është botuar. Instituti Federal për Sportin BISp dhe DOSB dhanë si arsye problemin e privatësisë. Presidenti i DOSB-së Thomas Bach u shpreh i kujdesshëm: "Unë e kam niniciuar në vitin 2008 studimin në mënyrë që të sqarohet edhe e kaluara e dopingut në sportin gjermanoperëndimor. Ne do t'i analizojë rezultatet e studimit rreth dopingut në Gjermani dhe në rast se do të jetë e nevojshme do të marrim masat e duhura."

Studiuesit përmendin në studim emra mjekësh që pjesërisht nuk kanë dalë ende në pension, zyrtarësh, politikanësh dhe atletësh. Në rast se studimi botohet kjo mund të çojë në gritje padish nga ata e tyre.

Për këtë arsye shkencëtarët kërkojnë nga punëdhënësi i tyre mbrojtje ligjore, por kjo deri tani u është refuzuar. Rezultatet e para të studimit historik ishin bërë të njohura para rreth dy vjetësh. Në atë kohë ishin zbuluar raste studimesh të financuara nga shteti për substanca anabolike.