1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Për të ndërtuar besimin të rinjtë shqiptarë e serbë duhet të njihen

Projekti i qëndrimit për qëllime studimore i të rinjve nga Kosova në Novi Sad është një projekt i organizatave joqeveritare, të cilat provojnë të heqin paragjykimet që ekzistojnë në mes të shqiptarëve.

default

Prishtina

Politikanët dhe mediat krijojnë barriera në mes të rinjve nga Serbia dhe Kosova. Ata njihen shumë pak me njëri-tjetrin, sepse nuk kanë as rast të njihen, mendojnë të rinjtë nga Prishtina dhe Beogradi, pjesëmarrës në një projekt të krijimit të dialogut në mes të të rinjve nga Serbia dhe Kosova.

„Kam shumë pak informacion, ngaqë kam fare pak kontakt me serbët e rinj në Kosovë. Duke iu falenderuar këtij 'dialogu të të rinjve', kemi mundësinë të njihemi me të rinjtë serb“, thotë për Deutsche Wellen, studentja Eliza Hoxha nga Prishtina.

Flash-Galerie ITB Berlin Tourismusmesse 2010 albanisch

Studentë serbë informohen në stendë kosovare në panairin e turizmit në Berlin

Shqiptarët i njohu për herë të parë në SHBA

Shqiptarët nga Kosova, studentja Ana Dragiq nga Beogradi për herë të parë i njohu në Amerikë. Ky ishte kontakti dhe biseda e parë me shqiptarët.

„Interesimi im i parë u zgjua atëherë. Kur pas një viti studimi në SHBA, në maj të këtij viti u ktheva, shkova në Prishtinë me vetiniciativë, thjesht për të parë së çfarë po ndodh atje, sepse përfytyrimi im për Kosovën para se të shkoja atje nuk ishte i tillë. Momentalisht në Kosovë kam shumë shoqëri dhe kontakte të shumta“- thotë Ana Dragiq. Ajo mendon se për të rinjtë nga Kosova dhe Serbia është i domosdoshëm dialogu , sepse sipas saj, "ata jetojnë duke bërë vlerësime me hamendje të mëdha".

Studenten Uni Aachen RWTH

Studentë në sallë leksionesh

Koordinatori i projektit Vanja Milanoviq nga organizata „Programi për Dialogun e të Rinjve, thotë për Deutsche Wellen se organizatat joqeveritare me projektet e veta për afrimin e të rinjve shqiptarë dhe serbë, megjithatë kanë një varg pengesash të cilat ua vë përpara politika zyrtare. „Për shembull, është gjithnjë e më e vështirë të gjenden studentë, të cilët mund të vinë në Novi Sad dhe në Serbi, ngaqë për kalimin e kufirit administrativ është i domosdoshëm posedimi i dokumenteve të UNMIK-ut, të cilat të rinjtë shqiptarë kryesisht më nuk i kanë“, thotë Milanoviq.

Njohja e ndërsjellë - ilaçi i vetëm

Sipas fjalëve të Milanoviqit, heret a vonë ekziston vetëm një e ardhme, e cila do të garantojë rrënimin e paragjykimeve të ndersjella, dhe kjo është njohja e njëri-tjetrit. „Studentët nga Kosova duhet të vijnë në Serbi, që të shohin se mund të shëtisin lirshëm nëpër qytet, që asnjeri nuk do t´i maltrajtojë as verbalisht e aq më pak, fizikisht. E poashtu, edhe studentët nga Serbia mund të shkojnë në Prishtinë dhe të shohin se nuk është asgjë aq e zezë sikurse kanë rastin të kuptojnë vetëm nga mediat tona”, mendon Milanoviq.

Projekti i shkëmbimit të studentëve nga Serbia dhe Kosova është pjesë e projektit „Iniciativa përtejkufitare për ndërtimin e besimit“, të cilin e ka mbështetur Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore me mjete të siguruara nga qeveria gjermane.

Autor: Dinko Gruhonjić/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi


  • Data 02.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PSi0
  • Data 02.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PSi0