1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Për Spanjën lind shpresa

Pas Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë Spanja do të jetë vendi i katërt që merr ndihma dhe mbështetje prej fondit për shpëtimin e euros. Ndihma që kërkon Spanja lidhet me rikapitalizimin e bankave.

Mariano Rajoy

Mariano Rajoy

Pas bisedimeve të ashpra me përfaqësuesit e eurogrupit qeveria e Madridit njoftoi se Spanja do të kërkojë nga fondi i shpëtimit të euros ndihma në miliarda për bankat e saj. Kërkesa për ndihmë financiare bëhet për të shpëtuar bankat e vendit që vuajnë prej plasjes së flluskës me financimin e pasurive të patundshme. Ministrat e Financave të eurogrupit i premtuan të shtunën (09.06.) Spanjës se mund t'i akordojnë një ndihmë deri në 100 miliardë euro, sa besohet që shkon edhe nevoja për ndihmë e këtij vendi.

German Finance Minister Wolfgang Schaeuble, left, enters the meeting room as President of the European Central Bank Mario Draghi, top right, and Spanish Finance Minister Luis de Guindos Jurado talk to each other , during the Eurogroup ministerial meeting at the European Council building in Brussels, Monday, May 14, 2012. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)

Ministri federal i Financave Wolfgang Schäuble dhe Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos

Ministri i Ekonomisë, Luis de Guindos, tha në Madrid se qeveria spanjolle do të kërkojë "mbështetjen financiare të Evropës" për të ndihmuar dhe mbështetur bankat e vendit, Sipas ministrit të Ekonomisë, Luis de Guindos, për miratimin e kësaj ndihme Spanjës nuk i është vënë "asnjë kusht tjetër jashtë sektorit financiar."

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, e quajti ndihmën e BE-së për bankat spanjolle si një sukses për Evropën. "Fitues dolën besueshmëria e Evropës dhe e ardhmja e euros", tha të dielën politikani konservator. Ndihmat e BE-së do t'i mundësojnë sektorit bankar spanjoll të jetë përsëri në gjendje të japë hua.

"Pa kredi nuk ka investime, dhe pa investime nuk mund të krijohen vende pune." - tha Rajoy. Kryeministri i Spanjës tha se ndihmat e BE-së janë pjesë e një plani gjithëpërfshirës për rehabilitimin e ekonomisë spanjolle.

Spain's Prime Minister Mariano Rajoy gestures during a news conference at the Moncloa Palace in Madrid, June 10, 2012. Spanish Prime Minister Rajoy said on Sunday that Spain had avoided a full-on rescue for its sovereign debt due to his deficit cutting measures and economic reforms. On Saturday the euro zone agreed to lend Spain up to 100 billion euros for its banks. REUTERS/Paul Hanna (SPAIN - Tags: POLITICS BUSINESS)

Mariano Rajoy

Ato konsistojnë në kredi për bankat spanjolle, të cilat bankat spanjolle duhet t'i kthejnë por që nuk do të kenë asnjë ndikim mbi të deficitin e shtetit. Mbështetja tha ai është një hap në drejtimin e duhur, por nuk do të thotë edhe se kjo është zgjidhja për problemet e ekonomisë spanjolle.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rosler, e quajti vendimin e Spanjës për të përdorur paketën e shpëtimit të euros "si hap të përshtatshëm dhe të nevojshëm". Politikani i FDP tha të dielën në Berlin, se mendon që ky veprim "do të kontribuojë ndjeshëm për të krijuar transparencë dhe për të stabilizuar besimin në tregjet financiare."


Në lidhje me njoftimet nga Spanja ministri federal i Financave Volfgang Shojble tha për ARD: "Spanja do të diskutojë dhe negociojë me Komisionin Evropian, BQE-në së bashku me pjesëmarrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një program për ristrukturimin e bankave të saj. Pastaj do t'i vihet në dispozicion kapitali i nevojshëm. Spanja mban përgjegjësi për këtë dhe Spanja duhet t'i shlyejë ato që do të marrë, Spanja është ajo që do të mbikëqyrë bankat dhe do t'ua shpërndajë ndihmat në përputhje me rrethanat ".

  • Data 11.06.2012
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Bd1
  • Data 11.06.2012
  • Autor Pandeli Pani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15Bd1