1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Për shtimin e të punësuarve në këtë moment nuk mund të mendohet fare

Kriza financiare dhe pasojat e saj në tregun gjerman të punës një ndër temat më të komentuara në shtypin e sotëm gjerman.

default

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" pohon se kriza ekonomike e ka kapluar tregun e punës në Gjermani. "Shtimi i numrit të të papunëve për 400.000 flet me një gjuhë shumë të qartë. Fillimisht dështuan shumë banka dhe tregu financiar, që shkaktoi rënien e shitjes së shumë prodhimeve e tani është keqësuar edhe gjendja e përgjithshme në tregun e punës. Do të kalojë ndoshta edhe ca kohë, përderisa nga tregu i punës të vijnë lajme pozitive. Në shumë sipërmarrje po kërkohen rrugë për uljen e kostove dhe të personelit. Shumë prej tyre e kanë ndërprerë punësimin, ndërsa të tjerat punësojnë njerëz vetëm në sektorë të caktuar. Për shtimin e të punësuarve në këtë moment nuk mund të mendosh fare", mendon komentatori i së përditshmes, "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Me të njëjtën temë merret edhe gazeta "Nürnberger Nachrichten", e cila rikujton se nga kriza e imobilieve erdhi kriza financiare. Kjo e fundit më pas kaploi një nga një sektorë të ndryshëm të ekonomisë reale. Kriza tani ka mbërritur në tregun e punës. Recesioni po ndjehet gjithnjë e më shumë, po afrohet dhe po kërcënon me qindra mijëra vende pune në Gjermani. Nëse është e mundur ruajtja e këtyre vendeve të punës, megjithë krizën e madhe, varet prej kohëzgjatjes së saj. Qeveria është optimiste dhe mendon se recesioni do të tejkalohet që në gjysmën e dytë të vitit. Por politika e saj konkrete flet me një gjuhë tjetër: Zgjatja e shkurtimeve të punës për 18 muaj do të thotë se duhet të përgatitemi për një krizë më të gjatë", konstaton komentatori i "Nürnberger Nachrichten".

Ndërsa "Schwarzwälder Bote" pohon se një tempo kaq të shpejtë të rritjes së numrit të të papunëve nuk e kanë pritur as politikanët. Ndërkohë që vlerësimet se kriza do të kalojë pas pushimeve verore më shumë i ngjajnë shpresave, sepse kriza në tregjet botërore nuk është tejkaluar. Tani po shihet se qeveria ka gabuar, kur për vite të tëra e ka lënë pas dore politikën ekonomike, që bazohet mbi kërkesën. Paketa e Dytë ekonomike nuk solli ndonjë kthesë, pohon kjo gazetë.

  • Data 30.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gjsw
  • Data 30.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gjsw