1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Për shkak të krizës financiare problemet me marrëveshjen kushtetuese të BE-së gati janë harruar

Pas dështimit të projektkushtetutës evropiane tani edhe marrëveshja për reformën kushtetuese është në prag të dështimit, por në BE ende ka optimistë.

Jo marrëveshjes së Lisbonës - fushata e euroskeptikëve në Irlandë

Jo marrëveshjes së Lisbonës - fushata e euroskeptikëve në Irlandë

Sikur në BE të ekzistonte një listë dëshirash presidenti i Parlamentit Evropian, Hans Gert Pöttering me siguri që nuk do të mendonte gjatë dhe do të thoshte: Realizimi i Marrëveshjes së Lisbonës.

"Irlandezët duhet të tregojnë hapur se cilën rrugë do të ndjekin. Ne nuk mund ta detyrojmë askënd ta pranojë këtë marrëveshje, por shpresojmë se do të realizohet plani për ratifikimin para zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian, që do të thotë deri në qershor të vitit 2009."

Në njërën anë ende ka kohë, sepse zgjedhjet mbahen në qershor. Por në anën tjetër, deri tani nuk ka asnjë shenjë se irlandezët do të organizojnë një referendum tjetër, pas dëshimit të atij të parit. Dëshira e politikanëve evropianë si Pöttering është një, ndërsa realiteti është tjetër, thotë deputeti irlandez Gay Mitchel.

"Ata që ofrojnë këshilla nga jashtë, duhet ta kuptojnë se është plotësisht e padobishme që irlandezëve t'u thuash se çfarë presin të tjerët. Ne duhet t'i bindim ata nëse duam që në referendumin e dytë të votojnë për Marrëveshjen. Ne irlandezët duhet të gjejmë një zgjidhje."

Kryeministri Brian Cowen donte ta shpejtonte këtë zgjidhje para tri javësh në Bruksel, por kriza financiare bëri që vëmendja të zhvendoset diku tjetër. Ai tani do të bëjë një kumtesë zyrtare në dhjetor, po çfarë mund të shërbejë kjo kur irlandezët janë midis recesionit, ndërkohë që papunësia dhe futja në borxhe të reja po rriten në mënyrë dramatike.

Një gjendje e tillë është edhe në gjashtë vende të tjera evropiane, por Cowen e ka të vështirë ta motivojë popullin për referendum.

"Kam përshtypjen se masat që do të prezantohen në dhjetor do ta mundësojnë miratimin e Marrëveshjes deri në qershorin e vitit të ardhshëm", thotë eurodeputeti Martin Schulz.

Por edhe kjo duket vetëm si një dëshirë, sepse prej janarit presidencën e radhës do ta marrë Çekia. Për dallim prej presidentit fancez Nicholas Sarkozy, në krye të presidencës do të jetë euroskeptiku Vaclav Klaus. Shumë optimist nuk është as vetë Hans-Gert Pöttering.

"Ne nuk mund t'i zgjidhim gjërat, sepse ato janë si janë, por parnerët tanë çekë duhet të angazhohen për vazhdimin e gjërave pozitive sikur edhe tani në kohën e presidencës franceze."

  • Data 12.11.2008
  • Autor Martin Durm
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft44
  • Data 12.11.2008
  • Autor Martin Durm
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ft44