1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

'Për Rusinë janë zgjedhje të rëndësishme'

Shumë moskovitë dhanë votën e tyre për presidentin e ri të vendit. Shumica besohet se kanë votuar - edhe pa presion- për të besuarin e Putinit, që shkëlqente nga optimizmi, Medvedjev

Ushtarë rusë duke votuar në Moskë (02.03.08)

Ushtarë rusë duke votuar në Moskë (02.03.08)

Eshtë moti më i pakëndshëm i Moskës, që mund të përfytyrosh: borë e përzier me shi, rrugët plot me pellgje dhe me baltë, megjithatë njerëzit shkojnë të votojnë: "Për Rusinë këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Edhe nëse njihen mirë të gjitha. Natyrisht që Medvedjevi do të bëhet president, por sa më shumë vota që të marrë, aq më mirë është për të. Po të jenë shumë për të, ai do të ndihet më i sigurtë." na thotë një grua e veshur me rroba elegante, së bashku me vajzën e saj ajo largohet nga lokali i zgjedhjeve nr.3 në Arbatin e Ri. Ky lokal ndodhet në godinën e ish-organizatës ekonomike të bllokut lindor, KNER. Përballë ngrihen banesa të shtrenjta, madje edhe çmime prej 15 mijë ose 20 mijë euro për metër katror nuk janë të rralla këtu. Para lokalit të zgjedhjeve parkojnë limuzinat më të reja luksoze. Megjithatë, edhe shumë persona të moshuar, të cilët në thelb janë humbësit e Rusisë së re, janë për Dmitri Medvedjevin: "Kjo zgjedhje nuk është e rëndësishme vetëm për Rusinë, por për të gjithë botën. Ai më pëlqen. Eshtë i ri, flet disa gjuhë. Prandaj shpresoj se do t'i ruajmë marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet." Midis të pyeturve këtë ditë për çudi nuk gjendet asnjëri që të ketë votuar për komunistët ose për ultra të djathtin, Zhirinovski. Edhe droja se Medvedjevi mund të mos dalë nga hija e Putinit, që Putini të mbetet edhe më tej njeriu më i rëndësishëm i Kremlinit, u intereson shumë pak vetëve: "Për mendimin tim, Vladimir Putini, i cili e ka drejtuar për një kohë kaq të gjatë vendin tonë, duhet ta drejtojë edhe më tej. Synimi është një Rusi e fortë. Po të bëhet kryeministër ai, atëherë ne do të kemi një Rusi të mirë, dhe të fortë." Në lokalin e zgjedhjeve nr.3 ndodhen vëzhgues elektoralë të dërguar nga parti të ndryshme. Parregullsi deri tani ata nuk kanë konstatuar. Të komanduara për zhvillimin e zgjedhjeve janë sërish bashkëpunëtorët e bibliotekës Lenin, me rreptësi vëzhgojnë gratë listat e tyre: "Atmosfera është shumë e mirë, festive. Dhe pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e mirë. Këtu kemi një letër votimi. Kemi të bëjmë vërtet me katër kandidatë, kjo është e vërtetë, por më mirë kaq, se sa një ose dy." Që tani bëhet e ditur një pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, nga Lindja e Largët, por edhe nga Kaukazi. Udhëheqja çeçene madje ka premtuar që të paraqesë një rezultat votimesh prej 98%, natyrisht për Medvedjevin. Sipas mendimit të vëzhguesve të zgjedhjeve, dihet që në krye edhe rezultati i zgjedhjeve në të gjithë vendin. Rreth 72% të votave pritet të marrë përfundimisht Medvedjevi, mundësi për falsifikim ka pasur gjithmonë në Rusi. Në Sankt Petersburg, p.sh. rekrutët qenë të detyruar t'ua paraqesin oficerëve të tyre fletën e votimit, para se ta hidhnin në kutinë e votimit.
  • Data 02.03.2008
  • Autor Hermann Krause/Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGgH
  • Data 02.03.2008
  • Autor Hermann Krause/Moskë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGgH