1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Për punë i padëshirueshëm

Azilkërkuesit nuk lejohet të punojnë vitin e parë të qëndrimit në Gjermani. Një rregullore e BE-së do ta shkurtojë afatin. Po pse nuk ka për ta ndryshuar ajo situatën e azilkërkuesve në Gjermani?

Plotësim formularësh, pritje tek autoritetet, dhe përpjekje për të shtyrë kohën - Përditshmëri për azilkërkuesit në Gjermani. Nga të 130.000 azilkërkuesit në këtë vend, vetëm 3,7% e tyre punojnë, një e treta në kohë të plotë. Konstatimi vjen nga Zyra Gjermane e Statistikave. Jo se azilkërkuesit nuk duan të punojnë. Ata nuk lejohen, sidomos në 12 muajt e parë të qëndrimit të tyre. Më pas autoritetet gjermane mund ta japin lejen e punës, por mund edhe ta refuzojnë. Një rregullore e re e BE-së pritet ta ndryshojë këtë situatë: Në të ardhmen, azilkërkuesit do të lejohet të punojnë në të gjithë Bashkimin Europian pas nëntë muajsh. Për këtë kanë rënë dakord të 27 vendet anëtare të BE-së.

Bernd Mesoviç nga Pro Asyl

Bernd Mesoviç nga "Pro Asyl"

Masë kundër refugjatëve për shkaqe ekonomike

Rregullorja e re është vetëm një kompromis. Ndërkohë që Komisioni Europian donte të ulte afatin për lejimin e punësimit në gjashtë muaj, qeveria gjermane këmbënguli për afatin aktualisht ekzistent në Gjermani prej 12 muajsh. Për qeverinë gjermane kjo është një masë për të penguar rastet e abuzimit me të drejtën e azilit. "Modalitetet e ligjit të azilit synojnë të ulin rastet e ardhjes në Gjermani thjesht për arsye ekonomike dhe pastaj të aplikohet azil", bëri të ditur Ministria e Brendshme Gjermane me kërkesë të Deutsche Welle-s.

Qeveria gjermane prej kohësh kritikohet për këtë politikë. Është pasojë e një politike të tillë, që azilkërkuesit janë të varur nga nevoja tek asistenca sociale. Nga ana tjetër, si të papunë ata e kanë të vështirë të integrohen në shoqërinë gjermane. Kësaj i shtohet përditshmëria monotone dhe ndjesia e dekurajimit dhe pakuptimshërisë, ankohen të prekurit.

Kamp azilantësh në Brandenburg

Kamp azilantësh në Brandenburg

Për Bernd Mesoviç nga organizata joqeveritare "Pro Asyl" refugjatët zor se e zgjedhin vendmbërritjen në bazë të kritereve ekonomike. "Lëvizjet e refugjatëve kanë të bëjnë më shumë me atë, se ku mund të shkohet efektivisht dhe çfarë lidhjeje ekziston me këtë vend." Kështu shumë emigrantë shkojnë në ato vende, ku kanë të afërmit e tyre dhe ku mund ta flasin gjuhën.

Mesoviç nuk e ndan shqetësimin se azilkërkuesit që kërkojnë punë, me të ardhur në Gjermani konkurrojnë për vendet e punës aplikantët gjermanë. Shumë migrantë nuk sjellin me vete kualifikimet që kërkohen. Në të shumtën e rasteve shkollimi i sjellë nga vendlindja nuk njihet në Gjermani. "Tregu do ta rregullonte vetë një gjë të tillë", thotë Mesoviç. Si shumë kritikë të tjerë, ai kërkon shfuqizimin e ndalimit të punësimit. Ndërsa rregullorja e re e BE-së ka për Mesoviçin në këtë kontekst një kuptim simbolik.

Pengesat gjatë kërkimit të punës janë ende të larta

Vërtet! Faktikisht në Gjermani kanë për të ndryshuar pak gjëra megjithë rregulloren e re europiane. Kështu do të mbesë në fuqi i ashtuquajturi verifikimi i së drejtës së prioritarit. Në bazë të këtij rregulli, azilkërkuesit deri në vitin e katërt të qëndrimit të tyre në Gjermani, lejohet të marrin një vend pune, vetëm kur nuk aplikon për të ndonjë gjerman apo qytetar i Bashkimit Europian. "Në këto kushte vetëm shumë pak azilkërkues kanë shansin të kapin një vend pune në Gjermani", mendon eksperti Bernd Mesoviç. Po ashtu do të jetë në fuqi ende detyrimi i rezidentit. "Azilkërkuesit nuk do të jenë të lirë të kërkojnë punë atje ku ka. Me ligj ata duhet të qëndrojnë aty janë regjistruar aktualisht për të banuar."

Në pritje të lejes së punës

Në pritje të lejes së punës

Konkretisht kjo do të thotë, që dikush që banon në Meklenburg Pomerani, për shembull, nuk ka për t'u zhvendosur aq spontanisht në Hamburg për të kërkuar punë. Krahas këtyre ligjeve, ekzistojnë edhe pengesa jozyrtare për azilantët që kërkojnë punë, si për shembull njohuritë e pakta të gjuhës gjermane, apo shkollimi i pamjaftueshëm. Më e rëndësishme sipas vlerësimit të "Pro Asyl" është që të ofrohen kurse kualifikimi të mëtejshëm për këta njerëz.

Madje edhe Ministria e Brendshme Gjermane nuk pret që rregullorja e re të ketë ndonjë ndikim konkret në Gjermani. Sipas një zëdhënësi, me këto ndryshime nuk pritet ndonjë rritje e numrit të azilkërkuesve. Procedurat e gjata të azilimit në Gjermani kanë pasur efektin e tyre trembës. Aktualisht ato zgjasin deri në gjashtë muaj. Vendimi formal i rregullores së re europiane pritet në vjeshtë nga Këshilli Ministror i BE-së. Por është edhe Parlamenti Europian që duhet të japë votën etij. Pra, deri tek zbatimi konkret i rregullores në të drejtën kombëtare mund të kalojnë vite.