1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Për partinë tonë kjo para së gjithash paraqet mbështetje morale

Intervistë me Vasil Sterjovskin nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian në Shqipëri

default

Vasil Sterjovski, shef i ndërmarrjes së ujërave dhe kanalizimeve në Korçë

Me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të furnizimit me ujë dhe kanalizimet, në juridiksionin e të cilit bien 36 zonat rurale të rajonit të Korçës në Shqipëri, nga muaji shkurt i vitit 2010 kryesohet nga Vasil Sterjovski, nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian. Sterjovski është një historian i diplomuar, i cili aktualisht shërben si zëvendës kryetar i komunës Pustec dhe Prespës së vogël.

DW : Z. Sterjovski, ky është funksioni i parë udhëheqës që e fitoi partia maqedonase, në të cilin për herë të parë është vendosur dikush, që publikisht deklarohet si maqedonas.

Sterjovski: Pra ky është funksioni i parë publik në Shqipëri, që e fitoi partia maqedonase, që nga formimi i saj si Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (MAEI). Deri tani ne si maqedonas kemi patur përfaqësues në institucionet e qeverisë, por ata gjithmonë kanë qenë në pozita të larta, madje edhe disa ministra dhe kryeministra të Shqipërisë, por me sjelljen e tyre ata asnjëherë nuk janë deklaruar si maqedonas. Pra, ky është funksioni i parë, që i jepet një maqedonasi dhe është krenari të kesh postin e drejtorit si maqedonas. Unë para së gjithash do ti mbroj interesat e partisë dhe të maqedonasve në përgjithësi.

DW : Çfarë do të thotë kjo për partinë, por edhe për ju personalisht?

Vasil Sterjovski

Vasil Sterjovski

Sterjovski: Për partinë kjo para së gjithash paraqet mbështetje morale dhe fitore, pasi që në zgjedhjet parlamentare edhe pse nuk arritëm një rezultat të madh në vota, ato ishin shumë të rëndësishme për maqedonasit dhe për partinë maqedonase. Ishte shumë e rëndësishme që t'i inkurajojmë maqedonasit për tu aktivizuar në parti dhe të kuptojnë se vetëm nëpërmjet rrugës politike ne si maqedonas mund ti fitojmë të drejtat tona në Shipëri, qoftë në planin ekonomik apo kombëtarë. Si shembull mund t'i marrim shqiptarët në Maqedoni, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre duke u inkuadruar në qeveri. Dhe kjo paraqet një mësim të mirë për të gjithë maqedonasit, që jetojnë në Shqipëri.

DW : Posti, që keni marrë tani, paraqet realizim të një pjese të premtimeve të dhëna nga kryeministri Sali Berisha, me të cilin partia juaj ka nënshkruar marrëveshje për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare. A prisni ju si parti dhe funksione të tjera të tilla, apo të ngjashme?

Sterjovski: Sigurisht jo, ky është maksimumi i marrëveshjes, pasi që votat tona të fituara nuk ishin edhe aq shumë, sa të presim shumë. Kërkesat tona ishin reale në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Ky ishte maksimumi, të cilin mund ta fitojmë ne si parti, përveç disa punësimeve, që kishim në Gollo Bërdo dhe në Tiranë. Pra si funksion udhëheqës përveç këtij nuk pretendojmë ndonjë tjetër.

DW : Ju tani do të udhëhiqni ndërmarrjen publike që me aktivitetin e saj mbulon 36 zonat rurale të Korçës me rrethinën. Kjo zonë numëron më shumë se 230 mijë banorë dhe ka një përqindje të mirë të maqedonasve. A do të ketë punësime të maqedonasve në ndërmarrjen tuaj ?

Sterjovski: Po, sigurisht se do të ketë. Me këtë jo vetëm se do të punësojmë maqedonas, por krijohet hapësirë më e madhe për përforcimin e partisë tonë në këtë rajon, në rajonin e Korçës si dhe do të jetë një nxitje më e edhe për fushat tjera.

Autor: Vera Todorovska/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 08.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LvmJ
  • Data 08.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LvmJ