1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Për Papën paqja dhe siguria janë të pandashme

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë vizita e Papa Benediktit të XVI në Izrael.

Ushtare në Jordani duke pritur mbërritjen e Papës.

Ushtare në Jordani duke pritur mbërritjen e Papës.

Gazeta "Trierischer Volksfreund" komenton:

"Benedikti i XVI nuk është për ta pasur zili. Ai donte të udhëtonte si pelegrin në Lindjen e Mesme dhe të vizitonte vendet më të rëndësishme të krishtërimit. Por Papa kurrë nuk mund të jetë vetëm një pelegrin. Çfarëdo që thotë ai, çfarëdo që nuk thotë ai dhe si i thotë ka gjithmonë një dimension politik. (...) Deri tani Papa, po ta shohim me sy neutral, nuk ka bërë asnjë gabim. (...) Por e gjitha kjo s´do t' i ndihmojë atij. Benedikti mund të bëjë e mund të thotë çfarë të dojë, por në shumë pak raste ai mund të presë një gjykim pozitiv, objektiv apo madje dashamirës. (...) Por ne s' kemi përse të shqetësohemi shumë për shkak të jehonës së pakëndshme që mund të shoqërojë këtë vizitë. Papa do t' i mbijetojë asaj e kisha gjithësesi."

Pjesë nga komenti i "Branschweiger Zeitung": "Papa në udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme ndodhet në një mision delikat. Sepse hijet e së shkuarës përcaktojnë të tashmen, kjo sipas interesave të çastit. Për shumë politikanë izraelitë këto interesa janë arsyeja dhe legjitimiteti për qëndrimin e ngurtë, që nën mantelin e sigurisë refuzojnë kompromiset dhe lëshimet ndaj palestinezëve. Për Hamasin palestinez, pozicioni i Izraelit është ai i një agresori, i cili kupton vetëm gjuhën e dhunës. Për Papën paqja dhe siguria janë të pandshme. Ai nuk ka parasysh sigurinë, që garantohet prej tankeve dhe avionëve luftarakë. Ai ka parasysh paqen dhe sigurinë që arrihet përmes pranimit dhe kompensimit. Ky mesazh është jo komod, sepse ai mbyll çdo shteg dhe nuk lejon jusitifkime." (vfb/aca/dpa)



  • Data 12.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HoIS
  • Data 12.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HoIS