1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Për një Kosovë më të pastër

Çfarë bëhet me plehrat në Kosovë? Një kompani austriake për riciklimin e mbeturinave, do të hapë një impiant në komunën e Deçanit.

Fshati Zocistë, Kosovë

Fshati Zocistë, Kosovë

Populli i Kosovës vazhdon të jetojë shumë larg një ambienti të pastër dhe një jete të shëndetshme. Sepse, krahas ndërmarrjeve komunale dhe OJQ-ve të kontraktuara për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave, shpesheherë mungojnë shërbimet. Dhe kështu, rrugë, kanale e fusha të shumta janë të mbushur me mbeturina, sepse shpesh

qytetarët janë të sforcuar ta bëjnë vetë eliminimin e tyre.

"Kontejnerat që vishin e i zbrazshin për çdo muaj, na i kanë marrë, se sigurisht nuk i ka paguar komuna. Pra, gjindu qysh të duash! Tash, herë e djegim-herë e hedhim nëpër fusha. Çka me ba?!”- thotë qytetari Skënder Syla, banor i Gjakovës.

Dhe, si për ironi, ky ambient i ndotur bëhet joshës për investitorë të jashtëm dhe kompani të cilët merren me grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave. "A.S.A. International Enviromental Group" nga Austria, erdhi në Deçan për të prezantuar ofertën e saj për shtetin e Kosovës. "Kosova është një treg shumë i rëndësishëm për ne, prandaj jemi këtu për të shprehur interesimin për partneritet. Ndërsa, ky kontakt i parë, shpresoj se është vetëm një nismë në këtë drejtim,"-tha ndër të tjera, Aleksander Nalepka, menaxher i kësaj kompanie për Ballkanin, në prezantimin e tij të parë para autoriteteve qendrore dhe komunale, në Deçan. “Projekte të tilla janë të mirëseardhura për komunën dhe shtetin tonë,”-mendon kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Musa Berisha.

Kompania austriake A.S.A., e cila ndërkohë vepron në nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore, synon në Deçan hapjen e një impianti për riciklimin e mbeturinave për komuna të Dukagjinit, me mundësi shtrirjeje në gjithë Kosovën. "Dhe, me këtë mendojmë kolekcionimin e të gjitha mbeturinave nga banorët dhe kompanitë, trasportin, trajtimin dhe klasifikimin e tyre në bazë të llojeve, ku tri më të rëndësishmet janë plastika, letra dhe qelqi. Ndërsa, mbetjet e saj do të futen në vendgroposje,n e cila do të ndërtohet në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Investimet fillestare do të duhej të jenë 5 deri në 8 milionë, ndërsa në periudhë 25 vjeçare parashihet të rriten në 25 milionë euro, "-sqaron Ljubisha Nikshiç, menaxher në njërën nga selitë e kësaj kompanie.

Toka për ndërtimin e kësaj uzine për riciklimin e mbeturinave është ofruar nga deçanasi shqiptar, Nasim Haradinaj.

"Nëse impianti ndërtohet në nivel rajoni, toka do të jetë prej 30 deri në 50 hektarë. Dhe, unë mendoj se ky projekt është në interes të komunës sonë së pari, duke qënë se do të punësohen njerëz nga treva jonë. Dhe, megjithëse të gjithë po lypim me hy në Evropë, të fillojmë edhe ne me një riciklim të mirëfilltë dhe të përmbushim edhe këtë standard, "-thotë z.Haradinaj.

Vesna Spaleviç, serbe e kthyer në Deçan, vuri kontaktet e para me këta investitorë. "Populli i Kosovës ishte i gatshëm për diçka të tillë. Ai vetëm ka pritur momentin që të lajmërohet kapitali i huaj dhe ta kapin rastin. Dhe, kur një serbe mund të bëj diçka të tillë për Kosoven, kjo krijon një imazh të mirë politik. Pra, ne këtë e kemi bërë për të mirën e popullit dhe të shtetit e jo për interesat personale. Ndërsa, unë jam e lumtur me premtimin e ministrave, të cilët na shkurtuan rrugën duke na mundësuar prezantimin edhe në nivel shtetror".

"Sepse, secili investitorë i huaj, i cili mendon të investojë në Kosovë duke iu përmbajtur ligjit, do të ketë mbështetjen e qeverisë së Kosovës, të Kuvendeve Komunale por do të kenë mbështetjen edhe të popullit të Kosovës – thotë zëvendësministri i Bujqësisë, Syle Sylanaj- Fatbardhsisht, ky projekt, krahas punësimit të njerëzve ndihmon edhe një Kosovë më të pastër dhe më të mirë për të gjithë".

Kosova ende nuk ka një strategji serioz për menagjimin e mbeturinave, edhe pse sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 50 për qind e sëmundjeve në Kosovë, vinë si pasojë e ambientit të ndotur.

(aca)

  • Data 25.01.2009
  • Autor Ajete Beqiraj / Pejë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gfio
  • Data 25.01.2009
  • Autor Ajete Beqiraj / Pejë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gfio