1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për një kafe në Dancing? - Marrëdhëniet polako - gjermane

Kancelarja gjermane takohet sot (16.06) në Dancig me kryeministrin polak Donald Tusk. Nga ky takim pritem sinjale pozitive si për marrëdhëniet dypalëshe edhe për politikën evropiane.

Kufiri gjermano -polak

Kufiri gjermano -polak

"Jemi në një fazë të re, në të cilën besimi reciprok është shtuar. Muajt e fundit nuk mund të konstatoj asgjë negative", thotë Cornelius Ochmann, ekspert për Evropën Lindore pranë fondacionit Bertelsmann. Para një viti një gjë e tillë nuk ishte patjetër e vetëkuptueshme. Qeveria populiste nacional-konservative e Polonisë ndoqi asokohe një kurs të ashpër ndaj Gjermanisë të shoqëruar nga një akuzë pas tjetrës.

Angela Merkel, dhe kryeministri polak Donald Tusk në Berlin, dhjetor 2007

Angela Merkel, dhe kryeministri polak Donald Tusk në Berlin, dhjetor 2007

Gjatë viteve të Jaroslaw Kaczynski në qeveri marrëdhëniet gjermano-polake u ftohën, takimet në nivel politik u bënë gjithnjë e më të rralla, besimi reciprok ishte shkatërruar.

Shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve erdhën pas fitores së platformës qytetare liberale të djathtë të Donald Tusk, i cili pas fitores në vjeshtën e vitit të kaluar deklaroi: "Ju ma njihnin sensibilitetin sa i përket raportit gjermano-polak. Për këtë dua që t'i vendos marrëdhëniet sa më shpejt që të jetë e mundur mbi bazën e një besimi të tillë, sikurse ishte në gjysmën e parë të viteve 90-të."

Merkel në Varshavë

Merkel në Varshavë, 2005

Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh me tone entuziaste pas zgjedhjes së Donald Tuskut në këtë post dhe vizitës së tij në Berlin. Fjalët e bukura u shoqëruan edhe nga veprat, si p.sh. përpilimi i një libri të përbashkët historie për shkollat, krijimi i një qendre përkujtimore për të përndjekurit apo muzeumi i Luftës së II Botërore në Dancig.

Ekspertët janë mjaft të gëzuar që me mbështetjen e Gjermanisë Polonia po shndërrohet në vendin drejtues të BE-së sa i përket politikës për lindjen. Sikurse thekson edhe Cornelius Ochmann: "Qeveria gjermane ka thënë para disa vitesh që pa Poloninë nuk mund të bëhet një politikë konstruktive e BE-së ndaj lindjes. Unë medoj se në të ardhmen kjo do të funksionojë më mirë."

Edhe grindja dubioze për karikaturat mes gazetës bulevardeske gjermane "Bild" dhe asaj polake "Fakt" nuk mund ta ndërpresin vrullin e marrëdhënieve gjermano-polake. Interesant është në këtë mes fakti se si gazeta "BILD" edhe ajo "Fakt" i përkasin shtëpisë botuese gjermane Axel-Springer-Verlag.


  • Data 16.06.2008
  • Autor Bartosz Dudek (DW-Radio)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EK92
  • Data 16.06.2008
  • Autor Bartosz Dudek (DW-Radio)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EK92