1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Për Kosovën dhe BE-në prejardhja e autorëve është çështje e dorës së dytë

Shtypi gjerman i ditës

default

Prishtina

Duke marrë shkas nga arrestimi i tre shtetasve gjermanë në Kosovë gazeta "Dresdner Neueste Nachrichten" komenton situatën lidhur me misionin e BE-së EULEX: "Për Kosovën dhe për BE-në prejardhja e autorëve është një çështje e dorës së dytë. Shqetësimi i vërtetë në Bruksel ka të bëjë me vakumin e sigurisë, që është zhvilluar ndërkohë në Kosovën e pavarur. Në sfondin e grindjes së vazhdueshme mbi sovranitetin e shtetit të ri, që deri tani nuk është njohur vetëm nga pesë shtete të BE-së, është e paqartë, se kur do të nisin nga puna 2000 policët, avokatët dhe nëpunësit e doganave të misionit të BE-së për shtetin ligjor në Kosovë, EULEX. OKB-ja po e kufizon misionin e saj të policisë. Policia kosovare është e mbingarkuar dhe nuk ka akses në Veri të vendit. 17.000 forcat e trupës së NATO-s, KFOR, janë vërtetë të organizuara mirë, por ato nuk kanë të bëjnë me detyrat e policisë. Në këtë situatë depërtojnë në Prishtinë agjentë dhe persona të çdo lloj kalibri nga të gjitha anët si dikur në Kazablankë apo në Vjenë."

Ndërsa "Allgemeine Zeitung" e Maincit komenton konturimin gradualisht të kabinetit të presidentit të ardhshëm të SHBA, Barak Obama: "Pas një lufte elektorale të axhituar dhe plot debate mbi kursin që do të ndjekë superfuqia në dukje e përçarë, tani në SHBA po troket ora e pragmatikëve. Kabineti i Barak Obamës, për aq kohë sa emrat në qarkullim do të konfirmohen, është një ekip i yjeve të vërtetë, që karakterizohen nga përvoja, kompetenca dhe të qenit të çliruar prej ideologjisë. Ai ia ka dalë kësaj me një ritëm rekord, gjë që sërish dëshmon, se me sa arësye 47 vjeçari e ka përgatitur në mënyrë strategjike transferimin e tij në shtëpinë e bardhë. Ai me këtë shmang gabimet e paradhësve të vet Bill Klinton dhe horxh Bush, të cilët gjatë emërimit të ekipeve qeveritare patën mangësi të mëdha."


  • Data 24.11.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0bn
  • Data 24.11.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0bn