1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Për Hrantin – për Drejtësinë“ - Mijëra vetë në Stamboll përkujtojnë gazetarin Dink

Mbi 10 000 vetë përkujtuan të shtunën pasdite në lagjen Sisli të Stambollit, ku një vit më parë u vra gazetari amerno-turk Hrant Dink.

default

Nga protetsta në Stamboll pas vrasjes së Hrant Dink, 23 janan 2007

Ceremonia përkujtimore, ku merrte pjesë edhe e veja e gazetarit Rakel të shtunën (19.1.) u zhvillua përballë godinës së redaksisë së gazetës së përjavshme armene „Agos“, boutesi i së cilës ishte Dink. Shumë pjesëmarrës, kryesisht të rinj, mbanin parrulla me slloganet „Për Hrantin – për Drejtësinë“, ose „Ne të gjithë jemi armenë“.
Rakel Dink mbajti një fjalim të shkurtër duke shtruar pyetjen retorike: „Çfarë është bërë vitin e kaluar në emër të drejtësisë?“ Kjo nënkupton dallimin e madh mes asaj që deklarojnë autoritetet zyrtare turke dhe fakteve. Deklarimet zyrtare janë, se do të bëjmë ç´është e mundur për zbardhjen e vrasjes, por faktet mblidhen me shumë kursim. Ndonëse janë arrestuar një i ri ultranacioanlist si i pandehur si dhe një bashkëpunëtor i tij, janë neglizhuar një sërë të dhënash të medieve turke, se gjurmët ideologjike të vrasjes të çojnë deri në qarqet e policisë.
Të akuzuarit, siç janë shprehur vet, e shihnin Hrant Dinkun si një tradhëtar të Turqisë , sepse ai ish angazhuar për debatin publik mbi vrasjet masive ndaj armenëve në Perandorinë Osmane. Kjo temë në qarqe të tëra në Turqi është tabu. Aq më shumë ata e kanë ndjerë veten të inkurajuar për këtë akt, sepse një prokuror ultranacionalist e pat akuzuar Dinkun për "fyerje të ndjenjës kombëtare turke". Kjo akuzë e pakuptimtë nga këndvështrimi perëndimor bazohet në nenin 301 të kodit penal, që BE-ja prej kohësh kërkon të shfuqizohet. Qeveria e Erdoganit e pat premtuar këtë përpara rizgjedhjes në verë. Ndërsa tani thotë, se do të reformohet neni 301. Nëse ndodh vërtetë kështu, atëherë qarqet nacionaliste në Turqi do të bëheshin me krah.





  • Data 19.01.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CurK
  • Data 19.01.2008
  • Autor Pick, Ulrich / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CurK