1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për herë të parë në historinë e Bundesverit

Ushtarët gjermanë marrin pjesë në ofensivën ushtarake në Afganistan; Ministri i mbrojtjes Jung nuk do të flasë për "luftë"

default

Bundesveri në Afganistan

Që prej fillimit të javës në veri të Afganistanit zhvillohet një ofensivë ushtarake kundër talibanëve radikalë islamistë. Në të marrin pjesë edhe ushtarë gjermanë.

Nga ndryshimi i situatës në Kundus gjermanët kalojnë nga mbrojtja në sulm

Deri tani ushtarët gjermane janë mbrojtur vetëm në ato raste, kur janë sulmuar direkt. Tani ata kanë kaluar vetë në sulm, përdorin edhe armë të rënda, si murtaja dhe tanke. Ministri i mbrojtjes Jung në Berlin e argumentoi këtë ndryshim me përkeqësimin e gjendjes në rajonin e Kundusit. Kohet e fundit atje janë shtuar sulmet dhe pritat e kryengritësve.

Ky nuk është një aksion ushtarak gjerman, këtë e theksoi ministri gjerman i mbrojtjes, Franz Josef Jung, para shtypit në Berlin. Ushtarët e Bundesverit ndodhen nën komandën e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes ISAF dhe drejtimin e ofensivës e kanë forcat afgane të sigurisë. Krahas 300 ushtarëve gjermanë në operacion marrin pjesë 800 ushtarë afganë dhe 100 policë afganë.

Bundesverteidigungsminister Franz Josef Jung zum Einsatz der Bundeswehr

Ministri i mbrojtjes Jung dhe inspektori i përgjithshëm Schneiderhan shpallin strategjinë e re kundër talibanëve

Pyetjes, nëse misioni i parë i bundesverit me armë të rënda përbën një cilësi të re të luftës, inspektori i përgjithshëm Wolfgang Schneiderhan iu përgjigj:

„Nuk kemi dhënë urdhër të ri. Ekziston një gjendje e re. Sepse që prej fillimit të marsit ballafaqohemi me një sfidë të re me një taktikë të re, me kalimin nga sulmet me lëndë plasëse në taktika të ngjashme me ata ushtarake. Dhe tani duhej që trupa e ndërhyrjes së shpejtë, apo rezerva të shfrytëzojë mundësitë, që ka, për të arritur që të dekurajojë armikun."

Të gjelbrit paralajmërojnë rrezikun e përshkallëzimit të dhunës

Nga opozita vijnë tone paralajmëruese. Eksperti i mbrojtjes të të gjelbërve në parlament, Winfried Nachtweih, tha në radion e Berlinit Info-Radio se talibanët kanë mundur të forcohen në rajonin përreth Kundus-it, pasi policia afgane është larguar që andej. Ofensiva e tanishme është përgjigja dhe ajo, thotë Nachtweih, është mjaft e rrezikshme:

Militante Taliban mit schwerem Geschütz

Talibanë militantë me armë të rënda, një sfidë e rëndë për forcat ndërkombëtare

„Kjo është tani një spirale dhe duhet patur shumë kujdes,, që të mos biem në një përshkallzim të dhunës pa fund." Nga ana tjetër gjenerali Schneiderhan beson se ofensiva do të ketë një sukses të shpejtë. Momenti i saj ka të bëjë me zgjedhjet në Afganistan pas 30 ditësh.

„Ajo që ne bëjmë momentalisht, është që të kontribujojmë për stabilizimin duke garantuar që zgjedhjet e rregullta të jenë të mundura edhe në provincën Kundus. Dhe këtë duket se të tjerët duan ta pengojnë."

Ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung e cilësoi si synim të Bundesverit në Afganistan, që forcat vendase të sigurisë të bëhen të afta, për të mbrojtur vetë vendin.

„Kur shoh se në çfarë mënyre, po marr operacionin që zhvillohet tani në Kundus, se si veprojnë atje forcat afgane, duhet të them se për mua puna shkon mirë."

Jung çmon sukseset në rindertimin e Afganistanit

Schule in PAGHMAN in der Provinz KAPISA, Afghanistan Kinderhilfe Afghanistan

Rindërtimi duhet të shkojë paralelisht me ofensivën ushtarake

Mirë shkon edhe rindërtimi civil. 6,5 milionë fëmijë në Afganistan shkojnë përsëri në shkollë, ndër ta shumë vajza, ka 19 universitete, për 85 përqind të popullsisë ka përkujdesje shëndetësore, numëroi Jung. Dhe nuk është e njohur se në Afganistan ka 300 gazeta, 60 stacione radiofonike dhe 20 stacione televizive.

„Kur ua them këtë qytetarëve, më shohin shpesh me çudi, sepse publikisht kjo nuk u është bërë e njohur akoma."

Autor:Peter Stützle/Angjelina Verbica

Redaktoi: Fabian Schmidt

  • Data 23.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IvWM
  • Data 23.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IvWM