1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Për Hamasin pengjet janë armë në kohë lufte

Ushtarë apo civilë të rrëmbyer shfaqen e godasin opinionin publik izraelit me sa duket më shumë se viktimat. Këtë e ka kuptuar Hamasi dhe përpiqet ta përdorë aktualisht si armë.

Ushtria izraelite vazhdon ofensivën tokësore, në një kohë që në Gazë humbasin jetën gjithnjë e më shumë njerëz. Organizata radikale palestineze Hamas po e zgjeron strategjinë e saj. Me rrëmbimin e izraelitëve ajo kërkon të ketë diçka në dorë për negocitatat e mëvonshme. Brigadat Kasam, që e shpallin veten si krahu i armatosur i Hamasit, kanë rrëmbyer një ushtar izraelit. Fillimisht një zëdhënës i ushtrisë nuk donte ta konfirmonte lajmin, por edhe nuk e përjashtoi. Izraeli është i mendimit se ushtari mund të jetë vrarë në zonën, ku u luftua.

Rrëmbimi të kujton rastin e ushtarit Gilad Shalit, i cili pesë vjet qëndroi në duart e Hamasit. Edhe shkallëzimi i tanishëm i dhunës filloi me një rrëmbim: Atë të tre studentëve nga mosha 16-19 vjeç, të cilët u rrëmbyen në Jordanin Perëndimor. Ditë të tëra opinioni publik ndjente dhimbjen bashkë me familjet e viktimave. Sipas psikologut izraelit, Irvin Mansdorf në qendrën "Jerusalem Center for Publich Affairs", çdo izraelit mund të identifikohet me të prekurit. "Ata kishin ndjesinë se edhe fëmijëve të tyre mund t'u kishte ndodhur kështu. "Kur të rinjtë u gjetën të vrarë, mijëra vetë erdhën në varrim. Në të njëjtën kohë ushtria izraelite veproi masivisht kundër përkrahësve të Hamasit. Me sa duket nga hakmarrja një grup izraelitësh vranë një 16 vjeçar palestinez. Nga Rripi i Gazës filluan të hidheshin raketa kundër qyteteve izraelite. Pas kësaj ushtria izraelite filloi me sulme masive ajrore. 500 palestinezë kanë humbur jetën deri të hënën.

Të pengohem me çdo kusht pengjet

Një luftëtar i Hamasit para një muri me portretin e ushtarit të rrëmbyer izraelit Shalit

Një luftëtar i Hamasit para një muri me portretin e ushtarit të rrëmbyer izraelit Shalit

Opinioni izraelit reagon ndryshe ndaj ushtarëve të vrarë se sa ndaj të rrëmbyerve. Gazetari Anshel Pfeffer shprehet se "të mos dish asgjë dhe lëndueshmëria që lidhet me këtë, apo të jesh në dorën e kidnapuesve anonimë është në shumë aspekte më keq se të kesh humbur një ushtar." Për këtë arsye ushtria izraelite ka urdhërin, në rast të rrëmbimit të një kolegu ushtar të qëllojnë direkt drejt automjetit të autorëve. Gazetari izraelit Pfeffer shkruan për gazetën britanike "The Guardian" se bëhet fjalë për të penguar me çdo kusht pengjet, edhe në rast se ushtari izraelit i rrëmbyer mund të vritet.

Në vitin 2006 ushtria nuk mundi të pengojë rrëmbimin e Gilad Shalit. Një komando palestineze u fut përmes një tuneli në territorin izraelit dhe sulmoi papritur një postbllok izraelit. Dy ushtarë humbën jetën. Ateherë opinioni izraelit u shokua.

Hamasi është i ndërgjegjshëm për efektin, që ka rrëmbimi i ushtarëve izraelitë. Sipas psikologut Mansdorf një "ushtar i vrarë është një ngjarje shumë e dhimbshme për një familje, por ai varroset dhe kësaj nuk i ndryshon dot asgjë", shprehet Mansdorf, "por një ushtar i gjallë ka një vlerë të jashtëzakonshme, këtë e kemi parë në rastin e Shalit."

Mijëra palestinezë u liruan për Shalit

Luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, megjithë apelet ndërkombëtare.

Luftimet në Rripin e Gazës vazhdojnë, megjithë apelet ndërkombëtare

Qeveria në Jeruzalem u përpoq me vite të lironte Shalit, pa asnjë lloj rezultati. Në fund Netanjahu ra dakord për shkëmbimin: Për lirimin e 25 vjeçarit Shalit , në vitin 2011 Izraeli lejoi nxjerrjen nga burgu të më shumë se 1000 palestinezëve. Atëherë u kritikua marrëveshja me proporcionin 1:1000. Por identifikimi publik me Shalit prodhoi trysninë e nevojshme publike, thotë Mansdrof.

Sipas psikologut, Hamasi e ka orientuar strategjinë psikologjike të luftës në këtë drejtim. "Ne e dimë që qëllimi i Hamasit është që të rrëmbejë ushtarë izralitë, apo edhe civilë", thotë Mansdorf. Këtë e treguan edhe përpjekjet e komandove palestineze, që tentuan të hyjnë në Izrael këto ditë. Tek ata u gjetën pranga dhe medikamete me efekt mpirjeje.